3 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

A gjendet traseja e autostradës mbi ndonjë lokalitet arkeologjik?!

Edi Shukriu-arkeologeLajmi për fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup ka ngritur në publik një çështje sa i përket trashëgimisë sonë kulturore e materiale.

Arkeologia Edi Shukriu përmes një postimi të saj në Facebook ka ngritur dilemën nëse traseja e paraparë për ndërtimin e kësaj rruge ekziston mbi ndonjë lokalitet arkeologjik.

Shukriu madje vlerëson se para fillimit të realizimit të këtij projekti është dashur të shqyrtohet kjo çështje me qëllim të hulumtimit të gjetjeve të reja arkeologjike.

“Arkeologët në botë gëzohen kur ndërtohen rrugët e reja e autostradat – është rast i mirë të zbulohen lokalitetet e reja arkeologjike. Se si nuk kam dëgjuar se a është bërë përnjohja e terrenit gjatë gjithë trasesë së autostradës në drejtim të Shkupit para nismës së punimeve. Tjetër është çështja e prezencës së arkeologëve gjatë vetë punimeve”, ka shkruar Shukriu.

Arkeologia kosovare me këtë rast ka tërhequr një paralele me jë përvojë jo të mirë në rastin e autostradës në drejtim të Merdares.

“Mos po ngutemi gjë e na del si në rastin e autostradës në drejtim të Merdares – ta kemi vetëm një lokalitet arkeologjik (Poslishten). E di se do të thonë se është krejt në rregull, sa e di se nuk është”, ka theksuar arkeologia Edi Shukriu.

Më Shumë

Cena renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Dardan Cena ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Wazaari, Artem Ros nga Ukraina. Në xhiron e radhës ai...

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit