2.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Gjenerali serb: Nga Kosova ika duke qarë, Kosharja ishte një Vietnam

Gjenerali i pensionuar serb, Vladimir Lazareviq, i cili ishte komandant i Korpusit të Prishtinës të –ish-Ushtrisë Jugosllave gjatë kohës së luftës në Kosovë, zbulon dëshmitë e tij nga koha e luftës dhe tmerrin e Betejës së Koshares.

Gjenerali serb ka folur edhe për betejën e Koshares në të cilën forcat ushtarake serbe pësuan humbje të mëdha.

E quan qesharake akuzën ndaj tij, për eksodin e rreth një milion shqiptarëve nga Kosova.

“Nëse është e vërtetë kjo dhe këtë ma atribuojnë si në një mëkat, pse mua si komandant i Korpusit të Prishtinës nuk ma kanë atribuuar fajin për dëbimin e 150 .000 serbëve nga Kosova? Më shumë serbë sesa shqiptarët u larguan nga Kosova, por për këtë nuk flitet”, ka thënë gjenerali serb për gazetën serbe “Alo”, transmeton Telegrafi.

Thotë se korpusi që ai drejtonte nuk ka ushtruar dhunë në Kosovë dhe se Millosheviqi nuk kishte urdhëruar përdorimin e forcës në Kosovë, por as nuk kishte komunikuar me të.

“Millosheviq kurrë nuk ka urdhëruar asgjë në kundërshtim me atë që kemi bërë. Unë kurrë nuk kam biseduar me të në luftë. Ai komunikoi me Pavkoviqin (komandantin e ushtrisë serbe)”.

Gjenerali serb duke folur për Betejën e Koshares, thotë se më më 9 pril ndodhi thyerja e kufirit dhe hyrja e trupave të UÇK-së në Kosovë nga Shqipëria.

“Sulmi ishte i tmerrshëm, dhe armiku ishte shumë, i armatosur mirë, me mbështetje të mirë ajrore dhe instruktorët më të mirë të NATO-s … Ishte një Vietnam në miniaturë. Nuk ishte beteja vetëm e Karakollit të Koshares, ishte një front prej 15 kilometrash”, transmeton Telegrafi.

“Ishin këputur të gjitha lidhjet me vijën e parë të frontit. Unë merrja raport nga ura ime komanduese. Përveç përshkrimit të hollësishëm të këtij kaosi, ai tha: ‘Ne do ta mbrojmë kufirin me çdo kusht!’, me shkronja të theksuara. U rrëqetha kur i lexova këto fjalë dhe u përgjigja: ‘Mbajeni, mbrojeni Serbinë. Ne po vijmë’, dhe këtë do ta kujtoj derisa të jem gjallë. Ne shkuam në vijën e parë të luftimeve. Në atë kohë, gjeneral Pavkoviç ishte gjithashtu pranë meje, i cili përshëndeti fjalët e mia dhe urdhëroi të ashtuquajturin homologun tonë nga ana jonë”.

Gjenerali serb flet me dhembje kur e kujton tërheqjen e ushtrisë serbe nga Kosova.

“Në atë moment kisha probleme të tjera. Unë duhej të tërhiqja njerëzit dhe pajisjet pa përjetuar një debakël. Nga pikëpamja ushtarake, unë e di se qëllimi ishte që të vriteshin 20 deri 25 ushtarë serbë në Kosovë dhe të rrafshojnë gjithçka për tokë… Ne parandaluam kapitulimin e shtetit dhe shkatërrimin e tij. Nga ana tjetër, braktisja e Kosovës më ka goditur më shumë, sepse pashë se populli serb u la në mëshirën e agresorit. Unë madje kam qarë. Më duhet të them se personalisht nuk kam pasur besim në gjithë atë që është shkruar në marrëveshjen e Kumanovës, dhe sipas Rezolutës 1244. Unë i fundit jam larguar nga Kosova”, tha ai.

Gjenerali i pensionuar serb, Vladimir Lazareviq, ishte dënuar nga Tribunali i Hagës me 14 vjet burg, për përgjegjësi komanduese për krime të luftës në Kosovë.

Ai në Hagë është dorëzuar më 3 shkurt 2005. Është dënuar sipas përgjegjësisë komanduese, pasi që në luftën e vitit 1998-99 në Kosovë ka qenë komandat i Korpusit të Tretë të Prishtinës, e më pas edhe komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë.

Së fundmi Serbia e ka emëruar gjeneralin e dënuar për krime lufte në krye të Akademisë Ushtarake, gjë që ka nxitur reagime të fuqishme edhe të faktori ndërkombëtar.

Më Shumë

Nis Liga Unike: Bashkimi në Grupin A dhe Ylli në Grupin B

Sot nis sezoni i ri i Ligës Unike Meshkujt, ku 12 skuadra nga Kosova dhe Shqipëria do të konkurrojnë në dy grupe, duke sjellë...

Bora merr një fitore tejet të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit

Bora ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 90:71 (22:10, 21:16, 21:21, 26:24), në javën e 13-të të ProCredit...

Lajmet e Fundit