21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gjimnazi “Loyola” në Prizren mbledh mjete financiare për fëmijët ukrainas

Gjimnazi “Loyola” që gjendet në Prizren ka marrë një iniciativë vullnetare për të mbledhur mjete financiare për të ndihmuar refugjatët ukrainas, me theks të veçantë fëmijët.

Drejtori i kësaj shkolle, Enver Sulaj, ka thënë se e kanë nisë një iniciativë të tillë pasi që janë prekur thellë emocionalisht nga pamjet që po vijnë nga Ukraina, edhe më shumë për shkak se kosovarët jo fort kohë më parë e kanë përjetuar edhe vet luftën.

“Pamjet që vijnë nga Ukraina e kanë tmerruar botën, sidomos për ne kosovarët që kemi përjetuar jo larg luftën dhe e kemi përjetuar në lëkurën dhe shpirtin tonë dhe e dimë saktësisht se çka do të thotë lufta. Neve nuk na kanë lënë të qetë pamjet që vijnë nga atje, sigurisht sikur të gjithë qytetarët evropianë dhe liridashës, e kemi ndjerë thellë këtë dhimbje. Na kanë prekur skenat, sidomos të fëmijëve të cilët po vuajnë, dhe duke dashur që të shprehim solidaritetin tonë me këtë fëmijë dhe familjet e tyre, ne kemi ndërmarrë një aksion të cilin e kemi nisur sot. Përmes këtij aksioni synojmë të grumbullojmë mjete financiare që sado pak t’iu gjendemi sidomos fëmijëve dhe të rinjve që për shkak të tmerreve të luftës kanë braktisur shtëpitë e tyre nga të cilat po i dëbojnë barbarët rusë të cilët po përdorin gjithë arsenalin për ta shkatërruar një komb i cili po na mahnit me rezistencën. Kjo e jona është diçka e vogël, por me dashuri të madhe – siç do të thoshte Nënë Tereza”.

Por, si do të shkojnë këto mjete financiare te ata të cilëve iu dedikohen?

“Ne e kemi menduar saktësisht edhe anën e dërgimit të mjeteve tona financiare atje. Pas mobilizimit të përgjithshëm brenda institucionit “Loyola Gymanasium” ne jemi angazhuar qe t’i mbledhim këto mjete të cilat do t’i dorëzohen drejtpërdrejtë shoqatës “Concordia” e cila ka një degë të veten në Prizren dhe drejtohet nga jezuitët e me të cilën ne bashkëpunojmë. Kjo qendër e ka një qendër të tyre edhe në Moldavi ku ka shumë refugjatë, veçanërisht fëmijë, dhe ne dëshirojmë që këto mjete financiare t’i dedikohen kësaj qendre për fëmijë dhe të rinj qoftë për t’iu blerë lodra apo për të ndihmuar psikologët dhe profesionistët të cilët po merren me këtë fëmijë për t’ua lehtësuar traumat e luftës që po i përjetojnë. Transparenca do të jetë maksimale”./ klankosova.tv

Më Shumë

Krasniqi në 25 vjetorin e masakrave në Rahovec: Sot dhe gjithmonë, i kujtojmë me nderim dhe respekt ata që u flijuan për këtë ideal

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar masakrat në fshatrat e Rahovecit, ku mbeten të vrarë 68 civilë në Fortesë, 75...

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët e të lihen të lirë kriminelët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e...

Lajmet e Fundit