15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Gjykata në Prizren, synon fuqizimin e besimit të qytetarëve

Afërdita Kicaj

Besimi i qytetarëve në gjyqësor varet nga mënyra se si mediat e portretizojnë sistemin ligjor. Gjyqësori ynë do të flasë me një zë të qartë dhe të qëndrueshëm, dhe do të dëgjoj me kujdes zërin e njerëzve. Sistemi gjyqësor mbron sundimin e ligjit duke i shërbyer interesit publik.Ekzistojnë  mendime  të  ndryshme  që  e  përcaktojnë  demokracinë,  por  vetëm  dy  janë  që  e  mbrojnë demokracinë si: shtypi i lirë dhe gjyqësori I pavarur.

Qeverisja e mirë nuk nënkupton vetëm shërbimin ndaj qytetarit, por edhe komunikimin e duhur madje më shumë se gjysma e qeverisjes së mirë është komunikimi, ndërsa pjesa tjetër është shërbimi. Zyra e Informimit, si një segment shumë i rëndësishëm brenda një sistemi demokratik, shërben si urë lidhëse  mes  gjykatës  dhe  publikut.  Në  janarin  e  vitit  2013  filluan  reformat  gjyqësore  në  sistemin  e drejtësisë. Me këto reforma ndryshoi edhe struktura e brendshme e gjykatës. Në këtë vit filloi punën edhe Zyra për informim publik e cila u paraqit si domosdoshmëri në brendinë e gjykatës, në atë mënyrë që opinioni publik të njihet më për së afërmi me punën që bëhet brenda këtij institucioni të drejtësisë.

Përmes kësaj zyre, informacioni shpërndahet në mënyrë më të drejtë, më të shpejtë dhe më të saktë, prandaj do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin informacion për punën e gjykatës. Kjo zyre është urë lidhëse në mes gjykatës dhe qytetarit, duke lehtësuar komunikimin mes të dyja palëve.Gjykata Themelore e Prizrenit është duke punuar intensivisht në rritjen e komunikimit me qytetarët.

Për këtë qëllim gjykata në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka  hapur një dritare të re të transparencës, ku kemi promovuar produkte të reja të komunikimit të cilat kanë për qëllim rritjen e transparencës dhe forcimin e komunikimit me qytetarët, siç janë: Strategjia e Komunikimit, broshura “Si ti qasemi  gjykatës”,  të  cilat  përmbajnë  informacione  relevante  për  punën  e  gjykatës  dhe  të  drejtat  e qytetarëve,  si  dhe  spotin  televiziv    që  ka  përmbajtje  informative  për  punën  e  gjykatës  dhe  është transmetuar në të gjitha televizionet lokale dhe e njëjta po transmetohet në televizionin publik.

Produkti i katërt është Buletini informativ në baza tremujore “Gjykatë e Hapur” e cila është edhe një dritare e re e transparencës dhe punës së Gjykatës Themelore Prizrenit që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi, dhe në punën e gjykatës në veçanti. Pra me sukses po publikohet numri i 6-të i këtij buletini. Gjykata e Prizrenit ka bashkëpunim të mirë me të gjitha mediat, me shkollat dhe Universitetin e Prizrenit. Gjykata së bashku me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe OJQ “EC Ma Ndryshe” ka  krijuar një program të praktikantëve, i cili mbështet Zyrën për informim publik të gjykatës dhe që është zyrtarizuar me nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit.

Me angazhimin e praktikantëve kemi   realizuar një numër të madh veprimesh  në emër të  rritjes së komunikimit të gjykatës me qytetarët. Në emër të Gjykatës Themelore të Prizrenit i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët nga shoqëria civile, mediat, Universitetin, kolegjet, shkollat dhe segmentet tjera të shoqërisë të cilët japin kontributin e tyre, për një gjykatë të hapur dhe transparente.

Zyrtare për Informim Publik-Zëdhënëse

Më Shumë

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 31-të të AlbiMall Superligës së Kosovës. Në stadiumin...

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Lajmet e Fundit