10 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Gjykata Speciale dërgon ftesa të reja për ish-luftëtarët e UÇK-së nga Dragashi dhe Suhareka

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku e ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, janë dy personat që së fundmi kanë dhënë deklaratat e tyre në zyrat e prokurorit të specializuar si të ftuar si dëshmitarë në Gjykatën Speciale.

Por këta dy nuk do të jenë të vetmit të cilët do të ulen në bankë përpallë prokurorëve të Speciales.

Rendin tash e ka ish-ushtari i UÇK-së nga rajoni i Dragashit, Lulzim Kabashi. Ai më datë 24 të këtij muaji pritet që të intervistohet nga prokurorët specialë rreth veprimtarisë që e ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajmin për ftesën e ka konfirmuar për Express të mërkurën kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

“Është një ftesë e re që ka mbërri në Dragash te një bashkëluftëtar i joni. Të premten i ka mbërri ftesa. Kanë ardhë edhe ftesa të tjera. Emrat ende nuk i dimë por ka edhe të reja. Janë disa që kanë ardhë. Lulzim Kabashi me datë 24 do të shkojë të lajmërohet”, ka deklaruar Gucati.

Ai tutje është shprehur se intervistimin e ka kryer ish-kreu i komunës së Klinës, Sokol Bashota.

“Sokol Bashota sot kthehet pas intervistimit”, thotë ai.

E ndërkohë intervistimi i fundit i ish-ushtarëve të UÇK-së, sipas Gucatit, do të bëhet më 2 tetor ku do të merret në pyetje një ish-luftëtar nga rajoni i Suharekës.

“Më dy tetor do të intervistohet personi i fundit i cili është thirrur nga Specialja. Ai është një veteran i UÇK-së nga komuna e Suharekës”, thotë ai.

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Përleshje në Xerxë të Rahovecit, arma bie nga brezi gjatë rrahjes – përfundon e fshehur në një veturë

Një incident i pazakontë është regjistruar në fshatin Xerxë të Rahovecit, ku një përleshje fizike mes disa personave ka përfunduar me sekuestrimin e një...

Lajmet e Fundit