11 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Gjykata Themelore e Prizrenit, 1 muaj paraburgim për katër të dyshuar

Gjykata Themelore e Prizrenit,ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve me iniciale L.K. nga fshati Rogovë e Hasit ,komuna e Gjakovës, F.H. nga fshati Ratkoc, Komuna e Rahovecit, N.H. nga fshati Rogovë e Hasit, komuna e Gjakovës, A.A. nga Prishtina.

Kjo masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 28.12.2017 dhe do të zgjasë deri më datën 28.01.2018.

Dyshohet se të pandehurit nga viti 2016 e deri më 27.12.2017, L.K. F.H. dhe N.H. në bashkëveprim pa leje përkatëse, shmangin kontrollin doganor dhe kalojnë vijën kufitare duke bartur mallra, eksportim apo importim.

Ata, sipas kumtesës nga Gjykata, pasi merren vesh me personat të paidentifikuar që veprojnë jashtë territorit të Kosovës, importojnë gurë të çmuar diamant në mënyrë të kundërligjshme dhe më pas të njëjtit i eksportojnë jashtë territorit të Kosovës .

Me këtë veprim të pandehurit L.K. , F.H. , N.H. ,dyshohet se kanë kryer veprën penale kontrabandë me mallra, nga neni 317, parag.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

I pandehuri me iniciale A.A., nga Prishtina,është dënuar për shkak të dyshimit ta ketë mashtruar një person me dhënie parash me fajde dhe që për garancinë e fajdesë nga L.L. ka marrë një automjet ”Golf 6 “ dhe një “Eskavator”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kapet gjysmë kilogrami kokainë në Vërmicë (FOTO)

Një rast i posedimit të paautorizuar i substancave narkotike është zbuluar mbrëmjen e së enjtes në pikëkalimin kufitar të Vërmicës. Siç njofton Dogana e Kosovës,...

Andersoni i Bashkimit, MVP i derbit dhe javës

Java e katërt e ProCredit Superligës dhuroi sfida interesante. Bashkimi fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës, duke mbetur i pamposhtur në elitë dhe njëkohësisht ia...

Lajmet e Fundit