5.1 C
Prizren
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Gjykata ua vazhdon paraburgimin të dyshuarve për aksidentin në garat automobilistike ku mbetën të vdekur tre persona

Gjykata Themelore në Prizren, ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Arlind Sylës dhe Irfan Hotit, të cilët dyshohen se shkaktuan aksidentin në garat automobilistike, ku humbën jetën N.B., M.D., dhe L.S.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Prizrenit.

“…për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, rrezikimi i trafikut publik, nga neni 370, par. 5 (nëse vepra rezulton me vdekjen e një (1) apo më shumë personave), lidhur me par. 1 lidhur me nenin 31 të KP-së, ashtu që të pandehurve iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy (2) muajsh (të pandehurit A.S., kjo masë mund ti zgjasë deri më datë 16.03.2024, të pandehurit I.H., kjo masë mund ti zgjasë deri më datë 17.03.2024)”, thuhet në përgjigjen e kësaj gjykate.

Sipas aktvendimit të kësaj Gjykatë, më 18 dhjetor 2023, të dyshuarve iu ishte caktuar masa e paraburgimit, e cila masë ishte caktuar deri më 16 janar 2024, ndaj të pandehurit A.S., kurse I.H., deri më 17 janar 2024.

Ky aktvendim i marrë nga gjykata vjen pasi Prokuroria Themelore në Prizren, më 10 janar 2024, ka paraqitur kërkesë dhe ka propozuar që të pandehurve të i ‘u vazhdohet masa e paraburgimit.

“Gjykata ka vlerësuar se vazhdimi i paraburgimit është i nevojshëm, pasi që hetimet janë në fazën fillestare, dhe vazhdimi i paraburgimit është i arsyeshëm me qëllim të sigurimit të të dyshuarve në procedurë hetimore, sepse me lënien e tyre në liri ekziston rreziku i arratisjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, si dhe gjatë fazës së mëtutjeshme hetimore, do të merren në pyetje dëshmitarët okular nga vendi i ngjarjes, dhe do të mblidhen edhe prova të tjera me qëllim të zbardhjes së kësaj çështje penale, andaj nëse ët pandehurit lihen në liri mund të ndikojnë në dëshmitarët eventual, me çka do të pengojnë rrjedhën normale të kësaj procedure penale”, thuhet me tej në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit.

Ndryshe, aksidenti fatal kishte ndodhur më 16 dhjetor 2023 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas dosjes së Prokurorisë të Publikuar nga “Betimi për Drejtësi” deri tek aksidenti ka ardhur pasi duke lëvizur paralelisht mes vete me shpejtësi të madhe, kur i pandehuri i dytë i afrohet me veturë të pandehurit të parë, ky i fundit e humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit, kështu të dyshuarit shkaktojnë aksidentin ku goditen për vdekje tre viktimat. /BetimipërDrejtësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Gratë e UÇK-së në qendër të ekspozitës në Prizren

Për të nderuar kujtimin për gratë që kontribuuan për lirinë e Kosovës, në ndërtesën e Komunës së Prizrenit është hapur ekspozita “Gratë në rrugën...

Prizreni feston: Liria merr fitoren e radhës

Liria ka shënuar fitoren e katërt me radhë në Ligën e Parë - Grupi A, duke e kapur kështu formën më të mirë nën...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit