Gjysma e fëmijëve në Afganistan nuk shkojnë në shkollë

Rreth 3.7 milionë fëmijë në Afganistan e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë për shkak të konfliktit të vazhdueshëm, varfërisë, diskriminimit ndaj vajzave, raporton UNICEF.

Në bazë të këtij raporti, shënohet rritja më e madhe e mos shkuarjes në shkollë që nga viti 2002, duke bërë thirrje kështu për angazhim të madh të qeverisë afgane dhe shoqërisë civile.

“Tani është koha për një përkushtim më të madh, për t’ju mundësuar vajzave dhe djemve mësim të barabartë, atyre u duhet progres në jetën e tyre”, tha përfaqësuesi i UNICEF-it në Afganistan, Adele Kodr, transmeton REL.

Raporti përfshin diskriminimin ndaj vajzave, që përbën 60 për qind prej tyre që iu është mohuar mësimi në shkolla.

Në disa province, më shumë se 85 për qind të vajzave nuk shkojnë në shkollë.

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit