Goditi me shuplakë nxënësin në Malishevë, arrestohet arsimtari

Sonte rreth orës 18:00 arsimtari i shkollës së mesme të ulët “Dëshmorët e Fshatit” në Bubavec të Malishevës, ka pasur një problem me një nxënës të cilin e ka goditur me shuplakë.

Rasti është konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Arsimtari është intervistuar ku edhe ka deklaruar se nxënësi kishte qenë problematik.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

“Patrulla e policisë ka shkuar ne atë lokacion, dhe lidhur me rastin ka kontaktuar arsimtarin ( te dyshuarin) i njëjti është shoqëruar ne SP,. Malishevë dhe gjatë intervistim ka deklaruar se ka pasur një problem me një nxënës ( te mitur ) te kësaj shkolle te cilin e kishte goditur me shuplak pasi qe nxënësi ishte problematik edhe herave tjera”, thuhet në njoftim.

“Nxënësi posedon raport mjekësor dhe sipas mjekut nuk ka lëndime trupor. Viktima është intervistuar ne prezencën te prindit dhe zyrtarit te QPS-Malishevë. Ne konsultim me Prokurori kujdestar rasti iniciohet si me lartë dhe i dyshuari ndalohet për 48 ore ne qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit