16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Golden Eagle Ylli fiton kundër Pejës

Golden Eagle Ylli ka fituar në Ligën Unike në basketboll kundër Pejës me rezultat 93-92.

Për tu zbuluar fituesi i takimit u nevojit që ndeshja të shkoj dy herë në vazhdime, pasi në kohë të rregullt rezultati ishte i barabartë, 71-71, ndërsa në vazhdimin e parë, Peja e barazoi në sekondën e fundit rezultatin në 83-83, njofton Klankosova.tv.

Lojtari më i dalluar tek Golden Eagle Ylli ishte Erjon Kastrati, me 31 pikë, gjashtë asistime dhe pesë topa të vjedhur, kurse tek Peja ishte Henrik Sirko me 23 pikë, tri asistime dhe nëntë topa të vjedhur

Me këtë fitore, Golden Eagle Ylli gjendet në pozitën e dytë me katër pikë, aq sa ka edhe ekipi i Kamzës nga Shqipëria, kurse Peja gjendet në pozitën e katërt me tri pikë.

Më Shumë

Deputeti i VV-së, opozitës: Pallavrat anash, niseni mocionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka kërkuar opozitës që t’i mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti. Abrashi ka ironizuar me opozitën...

Mot me diell dhe i ngrohtë

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit