Emri i autorit të dramës fituese “Zonja me maskë” u bë i ditur gjatë një ceremonie të organizuar në mjediset e Teatrit Profesionist të Gjilanit.Autori Goranci në një intervistë për KultPlus, ka vlerësuar se është i lumtur që ka marr këtë çmim, i cili, sipas tij vjen nga një teatër që ka vlera dhe traditë mbi 50 vjeçare siç është Teatri Profesionit i Gjilanit. Ai deklaroi se në këtë tekst dashuria paraqitet jo vetëm si emocion por edhe si filozofi dhe psikologji dhe se ngjarja nuk është e përcaktuar në vend e as në kohë.
Osman Goranci është shpallur fitues i konkursit për dramë Beqir Musliu në Gjilan. Kështu ka bërë të ditur për KultPlus, drejtori i Teatrit Profesionist të Gjilanit, Ali Demi pas ceremonisë e ndarjes së çmimit ku ishte i pranishëm edhe vetë autori i tekstit.
Krijuesi nga Prizreni ka fituar me dramën “Zonja me Maskë” që bën fjalë për një dramë familjare, humbjen njerëzore, përballjen me fatkeqësinë dhe sfidat që dalin përpara. Teksti i takon më shumë zhanrit të melodramës.
Juria e përbërë nga Arian Krasniqi, dramaturg, Hasan Bunjaku, kritik letrar dhe Muharrem Sylejmani, aktor, ka vendosur unanimisht që këtë çmim t`ia besojë autorit Goranci duke e vlerësuar atë posaqërisht për mënyrën e radhitjes së dialogut në tekst.
Autori i tekstit Osman Goranci në një intervistë për KultPlus ka vlerësuar se është i lumtur që ka marr këtë çmim, i cili, sipas tij vjen nga një teatër që ka vlera dhe traditë mbi 50 vjeçare siç është Teatri Profesionit i Gjilanit. Ai ka thënë se në këtë tekst, dashuria paraqitet jo vetëm si emocion por edhe si filozofi e psikologji dhe se ngjarja nuk është e përcaktuar në vend e as në kohë.
Në këtë dramë kryepersonazhja e quajtur Era gjatë adoleshencës bën ndeshje me të dashurin e saj dhe për pasojë verbërohet. Nëna e Erës akuzon të dashurin e së bijës për fatkeqësinë që ka ndodhur përderisa e gënjen atë se bija ka vdekur. Por, pas 20 vjetësh çifti fatkeq takohet në kushte dhe rrethana të tjera. Era ndërkohë është bërë prostitutë duke u detyruar të ushtrojë këtë profesion pasi nuk mund të gjente punë si e verbër. Ajo edhe pse në gjendje të tillë çdo mbrëmje lexonte libra dhe vjesha me ndihmën e alfabetit të Brajlit.
Autori thotë se kryepersonazhja Era maskën e përdorë për dy qëllime, një për ta mbrojtur identitetin e saj dhe fshehtësinë që punon në bordel si dhe që ta ruaj “virgjërinë” e dashurisë ndaj Rronit ,ish- dashnorit të saj të parë dhe të fundit i cili tashmë është bërë shumë i pasur dhe e ritakon atë.shkruan KultPlus
Por teksti nuk përfundon me “Happy End”, pasi Era më nuk pranon ta vazhdoj lidhjen dhe jetën e saj mbi një tragjedi që i ka ndodhur .Goranci,ish- gazetar i Rilindjes i cili merret prej 35 vjetësh me gazetari, thekson se përmes këtij krijimi ka dashur të përçojë mesazhin se njerëzit vdesin por dashuria nuk vdes kurrë.
Drama “Zonja me Maskë” është shpërblyer me 1500 euro ndërsa pritet të inskenohet në festivalin tradicional “Talia e Flakës 2014”. Në këtë konkurs, që u organizua për herë të parë në Gjilan, kishin konkurruar 11 drama të krijuesve të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare.