7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Gorani: Poshtërimi të qet në rrugë

Dukagjin_Gorani1Të rinjtë e sotëm, që në vitin 1999 ishin 5 apo 10-vjeçarë, janë imunë ndaj “konsideratës çlirimtare”, prandaj dhe e shohin protestën si mjetin e vetëm që i ka mbetur për të reaguar ndaj shoqërisë së padrejtë, ka vlerësuar në një intervistë për “Kohën Ditore” mendimtari Dukagjin Gorani.

Sipas tij, protestat e viteve ’80 e ’90 dallojnë me këto të ditëve të sotme për nga shkalla e dhunës, por, megjithatë, konsideron se ndjenja e poshtërimit dhe e mospërfilljes nga pushteti është identike.

“Natyrisht, protestat e viteve ’80 e ’90 dallojnë pakrahasimisht me këto sot për nga shkalla e dhunës: atëbotë rregullisht vritej dikush, ndërsa dhjetëra burgoseshin për vite të tëra. Tekefundit, gjithë ajo dhunë çoi në luftë e shkatërrime. Sot është shumë më ndryshe – porse ndjenja e poshtërimit dhe e mospërfilljes nga pushteti është identike. Pikërisht për këtë arsye mendoj se është e kotë që protestuesit e sotëm të qortohen si të lazdruar dhe të paditur karshi ‘dhunës së vërtetë’, çfarë pohojmë se ishte ajo e regjimit jugosllav e serb. Është e kotë, meqë shkaktari i mllefit është po i njëjti: është ndjenja e poshtërimit e jo dhuna përcjellëse. Nuk është dhuna që të qet në rrugë, por poshtërimi. Dhuna është pasojë”, ka thënë Gorani.

Sipas tij, për mijëra të rinj, Kosova është vend i skllavëruar nga krimi, korrupsioni pushtetar dhe nga analfabetizmi si normë shoqërore e kulturore.

Megjithëkëtë ai ka shprehur bindjen se “dhjetëra mijëra njerëz të rinj po përpiqen ta rikthejnë shpirtin tonë të humbur nga gënjeshtrat, mashtrimet, vjedhjet e poshtërimet”. “Atë po e bëjnë nëpër protesta, rrjete sociale, nëpër tubime e aktivitete. Shumë shpresoj se do t’ia dalin”, ka deklaruar Gorani./koha ditore/

Më Shumë

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Lajmet e Fundit