30.8 C
Prizren
E hënë, 17 Qershor, 2024

Grabitja e argjendarisë në Suharekë/ Edhe nga dy muaj paraburgim për katër të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj katër të dyshuarve Bujar Basha, Besart Istrefi, Leutrim Cakolli dhe Trim Baraku për grabitjen e argjendarisë në Suharekë.

Kjo është konfirmuar në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi” nga kjo Gjykatë, ku thuhet se masa e paraburgimit të dyshuarve iu vazhdua pas propozimit të Prokurorisë Themelore në Prizren.

“…Gjyqtarja e procedurës paraprake Teuta Krusha, ndaj të pandehurve Bujar Basha, Besart Istrefi, dhe Leutrim Cakolli, të dyshuar për veprën penale se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale grabitja nga neni 317 par. 4 dhe të pandehurit Trim Baraku, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, duke vendosur sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Prizren …iu është vazhduar MASA E PARABRUGIMIT, edhe për 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigje.

Aty thuhet se kjo masë të dyshuarve mund t’iu zgjasë deri më 30 qershor 2023.

Ditën kur ndodhi grabitja, u bë e ditur se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.

Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditën e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë.

“Betimi për Drejtësi” kishte publikuar pamjet nga momenti i grabitjes, ku ishin shkrepur edhe armët nga të dyshuarit dhe policia gjatë grabitjes që po ndodhte në qendër të qytetit të Suharekës. /BetimipërDrejtësi

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Kurti i gëzuar që studio-bunkeri i radios “Kosova e Lirë” tani është nën përkujdesjen e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gëzuar që studio-bunkeri ku janë përhapur lajmet e radios “Kosova e Lirë”, tani është nën përkujdesjen...

Policia shqipton mbi 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 648 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit