9.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Grabitje nën kërcënimin e armës në një shtëpi në Ratkoc të Rahovecit

Tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës e kanë të premten pas mesnatës kanë grabitur shtëpinë e një çifti në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, personat e maskuar i kanë grabitur nga qafa dy zinxhirë të arit si dhe para të gatshme nga dy viktimat.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.900 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Kosova vishet me adidas

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të reja të adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së...

Lajmet e Fundit