28.1 C
Prizren
E enjte, 12 Qershor, 2025

Gruaja e drejtorit të Arsimit në Dragash emërohet në komisionin për pranimin e punëtorëve komunal

Partia Demokratike e Kosovës- Dega në Dragash, po e akuzon drejtorin e Arsimit, Selim Kryeziu se ka ndikuar që gruaja e tij, Luljeta Kryeziu të zgjedhet në Komisionin Komunal për Pranimin (punësim) në Administratën Komunale.

Dega e PDK-së në Dragash ka publikuar në Facebook edhe vendimin e për caktimin e Kryeziut në cilësinë e ekspertit të jashtëm në komision, të nënshkruar nga kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini.

Sipas PDK-Dragash, punësimi i Luljeta Kryeziut në këtë komision është konflikt interesi.

“Në këtë raportim, mund të shihni se si drejtori i Arsimit Selim Kryeziu ndikon drejtpërdrejtë në emërimin e gruas së tij Luljeta Kryeziu në Komisionin Komunal për Pranimin (punësim) në Administratën Komunale duke shkaktuar drejtpërdrejtë konflikt interesi”- thuhet ndër të tjerash në postimin e PDK-Dega në Dragash.

Por, drejtori i Arsimit në Komunën e Dragashit, Selim Kryeziu ka mohuar se ka ndikuar që gruaja e tij të caktohet si eksperte e jashtme në Komisionin Komunal për Pranimin (punësim) në Administratën Komunale (Dragash).

Kryeziu tha për KALLXO.com se gruaja e tij i ka plotësuar kriteret e caktuara për të qenë në këtë komision.

“Kanë qenë dy kandidatë, gruaja ime nga Dragashi dhe kandidati tjetër nga Prizreni. Komisioni për pranim ka vlerësuar (konstatuar) se kandidati tjetër (nga Prizreni) nuk e di gjuhën boshnjake, dhe kjo ka qenë të themi përparësia që gruaja ime është pranuar si eksperte e jashtme në  komision”- tha për KALLXO.com Selim Kryeziu, drejtor i Arsimit në Dragash.

 

Më Shumë

Begaj viziton sot Prizrenin

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Begaj në orën 10 pritet të takohet me kryetarin e Komunës...

Prizreni përfiton nga projekti për efiçiencë të energjisë në banesat sociale

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit dhe ata të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin “Zbatimi i masave...

Lajmet e Fundit