Grupi joformal i hisedarëve kundër kaosit në Qendrën Historike të Prizrenit

Grupi joformal i hisedarëve të Qendrës Historike të Prizrenit, të premten, përmes një komunikate ka kërkuar nga institucionet relevante që të ndërmarrin masa në raport me ndotjen akustike dhe lirinë e lëvizjes, si dhe respektimin e ligjeve përkatëse për këtë zonë.

Ky grup është shprehur kundër kaosit në Qendër Historike të Prizrenit, duke konsideruar se praktikat aktuale në këtë zonë po e degradojnë cilësinë e jetesës së banorëve, po i cenojnë liritë bazike qytetare dhe po ndikojnë negativisht në përvojën e vizitorëve, shkruan sot Koha Ditore.

Grupi joformal i hisedarëve të Qendrës Historike të Prizrenit në një takim të mbajtur ditë më parë në Kino Lumbardhi, në prani të banorëve, pronarëve të bizneseve, këshilltarëve të KK-së, organizatave joqeveritare, përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të QHP, ka diskutuar për problemet e QHP në raport me sundimin e ligjit në veçanti për zhurmën dhe lirinë e lëvizjes.

“Përkundër kornizës së avancuar ligjore, mosimplementimi i ligjit dhe pandëshkueshmëria lidhur me respektimin e orarit të punës, nivelin dhe orarin e zhurmës, llojin e veprimtarive të lejuara sipas Ligjit për Qendër Historike, shfrytëzimin e hapësirës publike, si dhe qarkullimin dhe parkimin e veturave, janë duke e degraduar cilësinë e jetës, cenuar liritë bazike qytetare, si dhe ndikuar negativisht në eksperiencën e vizitorëve në Komunën e Prizrenit dhe në veçanti qendrën historike. Këto zhvillime negative kërkojnë adresim urgjent nga institucionet, në mënyrë që zona historike më e pasur dhe më e vizituar në Kosovë të ruhet dhe të menaxhohet në mënyrë adekuate”, thuhet në komunikatën e këtij grupi.

Aty theksohet se nga diskutimi i përbashkët në këtë takim, me qëllim të normalizimit të gjendjes në Qendër Historike të Prizrenit në raport me ndotjen akustike dhe lirinë e lëvizjes, si dhe respektim të ligjeve përkatëse, institucioneve relevante i adresohen disa rekomandime…

https://www.koha.net/kulture/180574/grupi-joformal-i-hisedareve-kunder-kaosit-ne-qendren-historike/

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit