7.2 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Grushtohet asamblisti i PSD-së me një aktivist të VV-së në Suharekë

Një rrahje ka ndodh ndërmjet Leonard Shalës, asamblist i Partisë Social Demokrate në Suharekë dhe aktivistit të Vetëvendosjes në këtë qytet, Veton Shalës.

E gjitha ngjarja ndodhi pasi anëtari i VV-së, Veton Shala, komentoi në një postim të facebook, ku shihej Leonard Shala me kolegët e tij me nënkryetarin e PSD-së, Visar Imeri.

Aktivisti i VV-së kishte akuzuar PSD se janë bërë bisht i PDK-së.

Përgjigje për këtë kishte asamblisti i PSD-së, i cili shkroi duke e akuzuar se është shtyrë nga dikush të leh.

Pas gjithë komenteve, të nesërmen ndodhi edhe rrahja.

Televizioni 7 ka kontaktuar me aktivistin e VV-së, i cili ka konfirmuar se është grushtuar nga asambleisti i PSD.

Madje, Veton Shala thotë të ketë kërkuar ndihmë në emergjencë.

Shala ka konfirmuar se ka lajmëruar rastin në polici.

Më Shumë

Demetrius Conger përforcon Yllin

KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar përforcimin e radhës, duke prezantuar basketbollistin amerikan Demetrius Conger, raporton PrizrenPress. Klubi njofton se Conger vjen me përvojë dhe...

Formohet kabineti i ri drejtues i Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka formuar kabinetin e ri drejtues, i cili përbëhet nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale që...

Lajmet e Fundit