12.8 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Thaçi: Planet e Serbisë për Kosovën – të dështuara

Hashim Thaci14-24Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur zhgënjimin e thellë që Serbia ende nuk e ka kaluar mentalitetin ekspansionist të shekullit të kaluar.

Ai thotë se këto plane janë të dështuara dhe nuk janë fare befasi.
Ky është postimi i tij i plotë:

“Sa herë që Serbia pretendon të bëj zhurmë politike për gjoja prezentimin e planeve të saja për ofrimin e zgjidhjes përfundimtare për Kosovën, kjo edhe më tepër e forcon bindjen tonë se sa të vështirë e ka ajo ta tejkalojë mentalitetin ekspansionist të shekullit të kaluar. Për ne, këto plane të dështuara nuk janë befasi ashtu siç nuk janë as për ato shtete demokratike të botës që kanë ndihmuar lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë. Ne vetëm mund të shfaqim zhgënjimin tonë për ekzistimin e mëtejmë të kësaj qasje nga një shtet fqinjë i cili pretendon të bëhet pjesë e familjes europiane. Ndërsa, dihet shumë mirë se cilat janë arsyet dhe parimet mbi të cilat është themeluar dhe funksionon Bashkimi Europian. Mirëpo, ne do t’i ndihmojmë fqiut tonë verior që të dal nga mentaliteti i shekullit të kaluar duke ia bërë të qartë se Kosova ka 16 vite që është e lirë dhe 7 vite si shtet i pavarur i njohur nga pjesa më e madhe e shteteve të botës.

Prandaj, ne jemi të vendosur të lëvizim përpara drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Ndërkohë, ne shpresojmë se politikanët në Beograd do të zgjohen sa më shpejt nga ëndrrat e tyre dhe ta kuptojnë që Kosova si ankth i krijuar në mendjet e tyre, tashmë ka përfunduar. Disa e kanë kuptuar këtë fakt shumë kohë më parë, ndërsa të tjerët mbetet ta bëjnë të njëjtën gjë sa më parë”.

Më Shumë

Drini i Bardhë, kampion pa humbje – ngre kupën mes festës bardh e blu

Drini i Bardhë e përmbylli sezonin 2024/25 në mënyrën më të mirë të mundshme: si kampion absolut i Ligës së Tretë, pa asnjë humbje...

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin e veturës së u.d. të drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkurën ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për shpërthimin e...

Lajmet e Fundit