6.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Hamiti: Debatet fetare të marrin fund

XhabirHamiti-bikProfesori i Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka bërë thirrje që debatet fetare, të shtyra nga agjendat e huaja, duhet të marrin fund në Kosovë.

Ai ka thënë se debatet e mbushura me paragjykime ndjellakeqe ndaj atyre që mendojnë dhe besojnë ndryshe e shkatërrojnë kombin shqiptar në faza afatshkurtra dhe afatgjata.

“Ne si komb shqiptar, myslimanë e të krishterë, shekuj me radhë kemi qenë, fatmirësisht jemi edhe sot, pjesë e një kulture të lartë të respektit dhe të tolerancës ndaj përcaktimit të besimit të njëri-tjetrit. Këtë vlerë mund ta luhatin vetëm qarqet e huaja antishqiptare e, si duket, ato vitet e fundit kanë qenë goxha aktive në këtë drejtim. Duhet të jemi vigjilentë dhe syçelë, njëkohësisht të mobilizuar si shoqëri dhe shtet, pra vertikalisht dhe horizontalisht, ta pengojmë çdo orvatje të tillë të rrezikshme”, ka thënë Hamiti në intervistën për “Epokën e re”.

Ish-kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës i ka ftuar edhe udhëheqësit e komuniteteve fetare ta mbajnë nën kontroll punën e tyre dhe të marrin masa disiplinore për çdo deklaratë ad hoc, të pamatur dhe tendencioze të prijësve fetarë.

Ai ka sqaruar se të jesh një prijës fetar assesi nuk do të thotë ta gëzosh të drejtën të thuash fjalë të pamatura, të cilat nxisin dhe ndezin përçarje mes njerëzve si dhe luhatin interesin e përgjithshëm në shoqëri.

Hamiti ka deklaruar se debatet e mbushura me paragjykime ndjellakeqe dhe nënçmuese ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë dhe besojnë si protagonistët e tyre e shkatërrojnë kombin shqiptar në faza afatshkurtra dhe afatgjata.

Më Shumë

Javë e vranët në Kosovë – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin...

Abdixhiku në Suharekë: Për keqpërdoruesit e pushtetit kam vetëm një mesazh, ndryshimi i madh po vjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se qytetarët e kanë mundësinë që më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, të zgjedhin...

Lajmet e Fundit