11 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Hapet edicioni i 43-të i festivalit të teatrove “Ferizaj 2013”

Festivali teatrove-ferizajFestivali i teatrove “Ferizaj 2013” hapet sonte për të vazhduar deri më 14 të këtij muaji, ku do të ndahen çmimet për shfaqjen më të mirë, regjinë më të mirë, aktoren dhe aktorin më të mirë, pastaj rolin dytësor më të mirë për meshkuj e femra, rolin më të mirë epizodikë, si dhe shpërblimi i mediave.

Ky festival shënon edicionin e 43-të me radhë. Nata e parë do të shënohet në Prishtinë në Teatrin Kombëtar të Kosovës me shfaqjen “Mbas zonjushes Julie” me regjinë e Kushtrim Koliqit, transmeton rtv21.

Ndërsa në Ferizaj do të shfaqet “S’mund të paguajmë” me regji të Zana Hoxha-Krasniqit, pastaj “Shtriga e Salemit” me regji të Sefedin Nuradinit do të shfaqet në Kumanovë. Në Tiranë më 11 tetor shfaqet “Tri mendje në ankand” nga Elma Doresi, pastaj në Shkup “Jetë me qira” nga Luka Kortina. Festivali vazhdon me 13 tetor në Gjilan ku do të shfaqet “Pacienti i dr.Frojdit”, me regji të Erson Zymberit dhe mbyllet në Prishtinë në Teatrin Dodona me shfaqjen “Ku, çka” nga Elmaze Nura.

Në këtë edicion do të ndahen çmimet si: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktorja më e mirë, aktori më i mirë, roli dytësor më i mirë për meshkuj, roli dytësor më i mirë për femra. roli më i mire epizodikë dhe shpërblimi i mediave. Juria e Festivalit përbëhet nga: Fadil Hysaj, Drita Krasniqi dhe Agim Selimi, udhëheqës i tavolinave do të jetë Haqif Mulliqi dhe kritikë të festivalit Nebi Islami dhe Josif Papagjoni.

Më Shumë

Zjarri në Prizren/ Shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, pa të lënduar

Një zjarr i shpërthyer mbrëmjen e kaluar në Prizren ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas zëdhënësit...

VV-ja e përmend Andin Hotin si alternativë për president

Andin Hoti është emri i radhës që po diskutohet për pozitën e presidentit. Siç raporton Nacionale, Glauk Konjufca ka refuzuar të përfshihet në këtë procedurë. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Plani...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit