Hapet ekspozitë për historinë e muzikës shqiptare

nexhmija-300x145Grupi i të rinjve të Prishtinës ka hapur një ekspozitë, ku kanë prezantuar fotografi të artistëve shqiptarë ndër vite, pjesëmarrës në festivalet “Akordet e Kosovës”, “Zambaku i Prizrenit” si dhe “Kosovarja Këndon”. Në ditën e parë të ekspozitës, kalimtarët në sheshin “Nënë Tereza” kanë pasur mundësi të dëgjojnë edhe një program të pasur muzikor të asaj periudhe.

Ndryshe nga herëvë të tjera, kur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë mund të dëgjosh muzikë moderne, kësaj radhe, kalimtarët kanë pasur mundësi të dëgjojnë muzikë të vjetër shqiptare. Në këtë formë, organizatorët e ekspozitës me 70 fotografi të ndryshme nga festivalet si: “Akordet e Kosovës”, “Zambaku i Prizrenit” e “Kosovarja këndon” kanë menduar ta promovojnë muzikën e mirëfillt shqiptare,transmeton rtv21.

Kjo ekspozitë e hapur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, si duket disa qytetarëve u ka ngjallur nostalgji.

Njëri nga organizatorët e ekspozitës, Andi Belegu, thotë se qëllimi kryesor i organizimit ishte rikthimi në memorien tonë i këngëve të cilat janë kënduar në festivalet prestigjioze si “Akordet e Kosovës”, “Zambaku i Prizrenit” e “Kosovarja Këndon”.

Ky aktivitet është mbajtur për shënimin e ditës ndërkombëtare të ruajtjes së materialeve filmike arkivore dhe vizuale në përgjithësi. Në këtë ekspozitë përveç 70 fotografive të ndryshme nga festivalet e ndryshme shqiptare ndër vite, vizitorët do të mund të dëgjojnë edhe tinguj të muzikës së vjetër shqipe.

Më Shumë

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit