28.2 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Haradinaj: I kemi votat për Qeverinë, nuk bëhet fjalë për kontrabandim deputetësh

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar formimin e shpejtë të Qeverisë së udhëhequr nga ai. Thotë se kjo Qeveri do të jetë e suksesshme dhe do të ketë mandatin 4 vjeçar.

Haradinaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka siguruar 61 vota plus për formimin e qeverisë.

Haradinaj thotë se nuk bëhet fjalë për kontrabandim të deputetëve por për vullnet të lirë të bazuar në respekt.

“Ajo që mundem me e konfirmuar sot është që ne kemi vota për Qeverinë, 61 + e kemi me votë të dakordume, të konfirmuar me pakicat dhe deputetë të tjerë të zgjedhur’, tha Haradinaj për emisionin ‘Argument Plus’ të RTV21.

“Duhet të gjithëve të ju them: Bëhuni gati për një Qeveri Haradinaj. 4 vjet keni me e pas në Kosovë. Bëhuni gati për ti pranuar rezultatet e kësaj Qeverie, e cila ka me qenë më e mirë për fëmijët e tuaj”, theksoi ai.

Ai komentoi edhe deklaratat e VV-së dhe LDK-së që kundërshtojnë koalicionin me PDK-në.

“Situata është pak më ndrysh, këto janë deklarime pas zgjedhore ende në atë frymën e zgjedhjeve. Situatat janë çdo herë e më evolutive dhe situata nuk është krejt ashtu siç po prezantohet në media. Unë në këtë rast përfaqësoj vetveten, Aleancën, koalicionin por jam mandatar. Do të thotë e kam të drejtën që të negocioj dhe palët që negociojnë me mu nuk kanë nevojë për të negociuar me askënd tjetër për rreth meje”, tha Haradinaj.

Më Shumë

Prizreni nis shënimin e 26-vjetorit të çlirimit me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Shënimi i përvjetorit të 26-të të çlirimit të Prizrenit, të enjten, ka nisur me homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë me pjesëmarrjen e...

Hamdi Bytyqi kandidat i LVV-së për kryetar të Therandës

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Hamdi Bytyqin si kandidat për kryetar të Komunës së Therandës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë. Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/10046792598768386 Njoftimi...

Lajmet e Fundit