Haradinaj në Dragash, pjesë e festës në Ditën e Goranëve (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasdite ka qëndruar në Komunën e Dragashit.

Atje ai iu është bashkuar pjesëtarëve të komunitetit të goranëve që kanë festuar ditën e tyre, njofton Klan Kosova.

Në “Ditën e Goranëve”, Haradinaj është njoftuar me banorët e fshatit Brod, ku ka dëgjuar për problemet me të cilat përballen ata, por edhe të arriturat në këtë fshat turistik.

Në Brod, kryeministri Haradinaj është pritur nga deputeti goran, Adem Hoxha, bashkë me banorët e atjeshëm.

Ata kanë thënë se problemi më i madh që i preokupon është shpërngulja e madhe që po ndodh.

Adem Hoxha është njëri nga deputetët që ka votuar pro demarkacionit Kosovë – Mali i Zi.

.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit