4.7 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Haradinaj: Nuk kam besuar se LDK shkon me PDK

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin “Forum” të Televizionit Rrokum, thotë se ka qenë i bindur se blloku ka me ia arrit qëllimit.

Sipas tij, ka qenë Lidhja Demokratike, siç shprehet ai, që nisë me balancuar çdo gjë. Duke sjellë edhe thyerjen e rreshtimit të përbashkët të opozitës. Por, zërave që thoshin se blloku po çahej, Haradinaj thotë të mos u ketë besuar.

“Ka qenë shumë sfiduese me i merri caqet e me siguruar ndryshimin në vend, deri në një kohe kam pasur siguri se kjo asht e mundur që VLAN-in tw funksionoj. Por me kalimin e kohës kemi has në vështirësi, kuptohet LDK-ja filloj më qitë në balancë çdo gjë, nuk banë kendej, nuk banë andej, dmth ata filluan me reflektuar edhe më herët. Në rast se një subjekt politikë është i përcaktuar për ndryshim si mundet me shkuar me vazhduar gjendjen e ma pashme,nuk kamë besuar që mundet me ndodh në ketë mënyrë pra, kemi pas informata, megjithatë kam besuar që janë të përcaktuar për ndryshim”.

Por ai mohon se blloku ishte i kualifikuar kundër tij e Limajt. Haradinaj thotë se blloku dështoi t’i krijoj institucionet, ndërsa korrupsionin ai e quan kancerin e shoqërisë tonë. Ai nuk e lë pa e kritikuar edhe presidenten.

“Duke e parë ne si VLAN dështuar me i krijuar institucionet, këtu u punua me kriteret që ishin krejt koti. Në 4 kritere asnjeri nuk ishte korrupsioni. Kriteri i pari i presidentes nuk ishte korrupsioni, ajo dukej si mos me jetuar në Kosovë”.

Haradinaj thotë se ideja për krijimin e bllokut ishte e Lidhjes Demokratike, dhe Nismes.

“Ideja për Bllok ishte e LDK-së dhe Nismas të cilës edhe unë ju kame bashkuar”.

Pavarësisht kësaj Haradinaj thotë se LDK-ja asnjëherë nuk i ka kërkuar të tërheq prej pozitës se kandidatit për kryeministër.

“Ata ja kanë kërkuar vetes po jo mua… që atëherë kur filluan me ja kërkuar vetes u pa që ishte kamuflazh, po ta kishin kërkuar sigurisht kishim gjetur një zgjidhje”.

E në fund Haradinaj e pranon se është humbës i kësaj beteje, por ai thotë se përveç ti humbës është edhe Kosova.

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në autostradë, afër Suharekës. Një makinë është dëmtuar rëndë, ndërsa ende nuk dihen detaje tjera për...

Komisioni për të Pagjeturit del me raport për ecurinë e gërmimeve në Rahovec

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, këtë të premte do të mbajë konferencë për media lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në...

Lajmet e Fundit