15.3 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Haradinaj: Nuk do të ketë ‘Thaçi 3’

Ramush Haradinaj 1Ramush Haradinaj, i nominuari i tri partive, LDK-së, AAK-së dhe Nisma për Kosovën, për kryeministër, shprehet edhe një herë i bindur se marrëveshja e krijuar nga këto parti do të qeverisë me vendin dhe sipas tij nuk do të ketë qeveri ‘Thaçi 3’.
“Spektri politik, partitë opozitare shqiptare e kanë hequr dilemën se s’do të ketë ‘Thaçi 3’”, tha Haradinaj në emisionin “Argument Plus” në RTV 21.

Edhe pse pa Vetëvendosjen, kjo marrëveshje nuk i ka numrat e duhur për të krijuar qeverinë, Haradinaj thotë se ata janë një shumicë e fortë për të krijuar qeverinë, duke u mbështetur kështu edhe në minoritetet.

“Vetëm ne LDK,AAK dhe Nisma e kemi një numër të konsiderueshëm, pastaj i kemi edhe komunitetet. Ne kemi biseduar me ta dhe i kemi në mbështetje”, ka thënë Haradinaj.

Kjo marrëveshje për Haradinajn, është edhe një gjë e pazakonshme, pasi që ka bërë bashkë të gjitha partitë opozitare për të mos e mbështetur në anën tjetër, një qeveri “Thaçi 3”.

Koalicioni apo marrëveshja e arritur ndërmjet këtyre tri partive, sipas Ramushit është brenda kushtetutës e po ashtu edhe brenda parimeve dhe marrëdhënieve të vendeve mike të Kosovës.

Më Shumë

Nga shkollat te rrugët: Suhareka diskuton problemet e sigurisë publike

Sot në Suharekë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026, ku u trajtuan çështje që lidhen...

P.C Prizreni dhe Drita përballen në finalen për ngjitje në Superligë

Finalja e madhe e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve do të vërë përballë Proton Cable Prizreni dhe Drita, dy skuadrat që dominuan fazën...

Lajmet e Fundit