11.6 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Haradinaj takon Ramën: E falënderova për kujdesin ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar në Tiranë këtë të enjte me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Haradinaj tha se me Ramën ka pasur një takim “vëllazëror”, teksa njoftoi se kanë biseduar për zhvillimet që po ndodhin në dy vendet respektive.

“Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ish-kryeministri theksoi se kreut të ekzekutivit të Shqipërisë i ka kërkuar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorët ndërkombëtar e kombëtar “të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj”.

“E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, përfundoi.

Më Shumë

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Lajmet e Fundit