3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Hasani: Unë do të jem kryetar i PDK-së në Prizren

Nait HasaniDerisa kryesia e PDK-së në Prishtinë nuk e di saktë se kur do ta zgjedhë kryetarin e degës në Prizren, dhe gjithashtu nuk është në gjendje ta pohojë se kush mund të jetë ai, anëtari i kësaj partie nga Prizreni, Nait Hasani, tashmë e konsideron vetën si kryetar të degës.

Hasani, i cili të shtunën nuk ka qenë në Kosovë, i ka thënë “Zërit” nëpërmjet mesazhit telefonik se vetëm pritet ta zyrtarizojë pozitën e kryetarit të degës. “Unë jam kandidat për kryetar dhe besoj që shumë shpejt do të zyrtarizohet”, ka thënë shkurt ai.

Përveç kësaj, deputeti Hasani pretendon që të jetë edhe kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, dhe rrjedhimisht edhe i pari i këtij qyteti. “Unë besoj se do të jem kandidat unifikues i PDK-së për zgjedhjet komunale në Prizren”, është përgjigjur ai.

Por, ndryshe nga Hasani, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili ka qenë kryetar i degës, ndërsa aktualisht është vetëm anëtar i kryesisë, thotë se gjasat janë të vogla që të kandidohet për kryetar të degës. “Nuk e di, (a do të jem kandidat për kryetar), ka të interesuar edhe të tjerë, nuk dihet”, ka thënë ai.

Muja thotë se ka qenë kryetar i degës dhe tani që është vetëm një anëtar i Kryesisë së Degës nuk ka shumë të drejtë të komentojë për moszgjidhjen e kryetarit. “Është zgjedhur Këshilli Drejtues, Kryesia edhe kryetari një ditë do të zgjidhet sigurisht. Nuk kam informata se kur do të mblidhet kryesia për ta zgjedhur kryetarin”, ka thënë shkurtimisht ai.

Nga ana tjetër, njëri nga aktivistët e shoqërisë civile, që jeton në Prizren, Ismet Kryeziu, thotë se organet qendrore të PDK-së ia kanë mohuar deputetit Nait Hasani të drejtën për t’u bërë kryetar, ndërsa thekson se nuk është e sigurt nëse ai do të mund të zgjidhet kryetar dege, ngase siç thotë ai, vota më nuk është përcaktuese.

“Nuk e di se kjo ndërhyrje a vjen drejtpërdrejt në mungesë të përkrahjes nga Hashim Thaçi apo dhe lobimi i klaneve nga dega brenda PDK-së të cilët kanë influencuar ndoshta dhe përkrahjen e Thaçit”, thotë ai.

Drejtori i KDI-së, thekson se ish-kryetrari i degës, Ramadan Muja, “është potencial i harxhuar apo i tejkaluar për t’u llogaritur si kandidat”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit