Haskuka çel Ekzekutivin

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka çel mbledhjet e Ekzekutivit.

Ai, tha se kjo ka qenë kërkesë e gazetarëve.

“Ka qenë kërkesë e gazetarëve, prandaj nga sot mbledhjet do të jenë të hapura për media”, tha Haskuka,transmeton TVPZ.

Në mbledhjen e sotme fokusi kryesor ka qenë shpenzimi i buxhetit si dhe projektet e iniciuara nga drejtoritë për 4 muajt e parë të vitit.

“Realizimi i buxhetit lë për të dëshiruar për shkak të rrethanave të njohura tashmë për opinionin”, tha Haskuka.

Ai premton se pas rishikimit të buxhetit, në pjesën e dytë të vitit do të fillohet me realizimin e projekteve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit