Haskuka kërkon transparencë nga drejtorët e rinj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot mbajti mbledhjen e parë me drejtorët e ri të drejtorive të komunës. Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Komunën e Prizrenit do ta bashkëqeverisë me LDK, NISMA dhe partitë e komuniteteve, KDTP-në turke dhe NDS nga komuniteti boshnjak.

“Hapja e Komunës ndaj qytetarëve në çdo proces të punësimit, vendimmarrjes, shpenzimeve dhe prokurimit do të jenë parimet bazë për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të komunës tonë,” tha Haskuka.

Drejtorët e ri u zotuan se do të jenë transparent, bashkëpunues dhe se së bashku me kryetarin Haskuka do ta punojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit