12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Haskuka: Nuk do të ketë punësime me ryshfet

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit,Mytaher Haskuka, premton se në qeverisjen e tij nuk do të ketë punësime me ryshfet.

“Në media është raportuar që në Prizren, për një vend pune si mësimdhënës, jepet ryshfet deri në 5000 euro. Shkollat në Prizren duhet departizuar”, shkruan ai në Facebook.

“Gjatë qeverisjes sonë do të ketë punësime me transparencë të plotë dhe me pjesëmarrje të komunitetit gjatë zgjedhjes së drejtorëve të shkollave”.

“ Do të ketë laboratore të fizikës, kimisë e biologjisë dhe kabinete të muzikës. Do të realizojmë vizita sistematike mjekësore në shkolla si dhe dollapë për nxënësit në çdo klasë. Nxënësit deri në klasën e pestë do të kenë shujtë ushqimore dhe qumësht falas”.

Më Shumë

Tragjike: Vdes 19-vjeçari nga Rahoveci në një aksident fatal në Austri

Një 19-vjeçar me prejardhje nga Retia e Rahovecit ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë. Sipas...

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë...

Lajmet e Fundit