11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Hatim Baxhaku: Votoni ndryshimin !

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, ka ftuar qytetarët që të votojnë ndryshimin me 19 nëntor.
Sipas tij, ndryshimi i duhet Prizrenit.

Postimi i plotë në Facebook

Të nderuar banorë të Prizrenit, anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të LDK Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit e ndjejë për obligim të ju drejtohëm me këte prononcim. Së pari, dua t’ju falendëroj të gjithë juve për përkrahjen tuaj gjatë fushatës parazgjedhore dhe për votën dhe besimin e dhënë për mua dhe LDK në këto zgjedhje. Edhe pse është një rezultat i pa mjaftueshëm për të vazhduar garën unë vlerësoj dhe respektoj vendimin tuaj. Prandaj edhe një herë të gjithëve ju falenderoj nga zemra.

Së dyti, qëllimi dhe synimi im në këto zgjedhje ishte që qytetarëve të Prizrenit tu ofroj ndryshimin në qeverisjen e komunës duke ju ofruar një koncept qeverisës të bazuar në transparencë dhe bashkëpunim të plotë me qytetarët, qeverisje me duar të pastra, pa korrupsion dhe në respektim të plotë të ligjit në të mirë të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Për këtë mision kam patur gatishmerinë, vullnetin dhe përkushtimin e LDK- së, bashkëpunëtorëve dhe timin pa asnjë dyshim.

Të dashur banorë të Prizrenit, unë jam i bindur se Prizrenit i duhet ndryshimi. Jam i bindur se ndyshimin e konceptit qeverisës nuk mundë tua ofrojnë udhëheqës prapa të cilëve qëndrojnë struktura formale e jo formale që kanë kapur shtetin dhe kanë instalua krimin dhe korrupsionin si model qeverisës. Duke u nisur nga kjo, unë vazhdoj të besoj dhe punoj për ndryshimin.

Të gjithë ju të nderuar qytetarë që me 22 tetorë më dhatë besimin mua dhe LDK-së keni bindjet tuaja dhe mundë të mos pajtoheni me qëndrimin tim per ndryshimin e domosdoshem, por nëse pajtoheni – votoni për ndryshimin. Unë respektoj dhe vlerësoj mendimin dhe vendimin tuaj të lirë dhe të pavarur ne ditën e votimit me 19 nëntorë. Sinqerisht
Hatim Baxhaku

Më Shumë

S’është në Evropë, por në Kosovë – fshati Bellanicë shembull për të tjerët

Nuk është në Evropë por në Kosovë. Bëhet fjalë për fshatin Bellanicë në Malishevë. Bukuria, pastërtia e pamja mahnitëse janë disa nga karekteristikat e këtij...

Policia në Prizren sekuestron një pistoletë

Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një urdhër-kontroll në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku është...

Lajmet e Fundit