Haxhi Avdyli s’ka më simptoma të COVID-19, del në bjeshkë(Foto)

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se ka dalë nga shtëpia pas 17 ditësh prej kur po qëndronte në karantinë, pasi që ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Avdyli në Facebook ka shkruar se sot ka dalë në Bjeshkën e Jezercit.

“Pas 17 ditë karantinimi dhe disa ditë pa simptoma, sot bëra daljen e parë në Bjeshkën e Jezercit për oksigjenuar mushkëritë. Drejt rikthimit të plotë. #mbajdistancë #mbajmaskë”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Më Shumë

“Heshtja nuk është përgjigje institucionale”, reagon EC Ma Ndryshe ndaj Komunës së Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj mungesës së përgjigjes institucionale nga Komuna e Prizrenit lidhur me ankesën e dorëzuar pas publikimit të rezultateve preliminare...

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Lajmet e Fundit