16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit.

Ajo, ka thënë se sot përkulemi me respekt para kujtimit të martirëve të masakrës së Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë.

“Me 13 maj në Korishë humbën jetën 77 civilë shqiptarë, mes tyre 30 fëmijë, si dhe 11 martirë të tjerë të rënë gjatë periudhës 24 mars 1999 deri në qershor 1999”, ka theksuar Haxhiu, raporton PrizrenPress.

Ajo ka thënë se në Korishë dhe në fshatrat përreth, civilët shqiptarë u dëbuan, u ndaluan gjatë dëbimit, u grumbulluan dhe u mbajtën nën trysninë e forcave serbe.

“Një numër civilësh u morën peng dhe u detyruan t’i shërbejë forcave sërbe, të cilët i përdoren për të bërë roje dhe ndërtuar gardhe. Aty takuam edhe një ndër të mbijetuarit e masakrës, Genc Ahmetaj i cili na rrëfeu tmerrin e asaj nate”, ka pohuar Haxhiu.

Sipas saj, Korisha është dëshmi e rëndë e asaj që regjimi serb bëri mbi popullsinë civile shqiptare: i dëboi nga shtëpitë, i ndali në rrugë, i mori peng, i përdori për nevoja ushtarake dhe pastaj u përpoq ta shtrembëronte të vërtetën.

“Familjet e viktimave kanë të drejtë për drejtësi, dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë pranë tyre deri në zbardhjen e plotë të krimeve të luftës. I përhershëm qoftë kujtimi për martirët e Korishës”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Trepça dhe Bashkimi përballen sërish për titullin e kampionit – ky është orari i finaleve

Trepça dhe Bashkimi do të përballen edhe këtë edicion në finalen e madhe të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një rivalitet që tashmë është...

Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme...

Lajmet e Fundit