Një aksident tragjik ka tronditur qytetin gjerman Heinsberg dhe komunitetin shqiptar, pas vdekjes së Arsim Elshanit, 47-vjeçar nga Prizreni, i njohur si humanist dhe kontribuues i madh në fushën e sportit dhe aktiviteteve sociale, si në Kosovë ashtu edhe në Gjermani.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur një shofer 33-vjeçar, në gjendje të dehur, hyri në drejtim të gabuar në autostradën A46, midis trekëndëshit Wanlo dhe kryqëzimit Erkelenz-Ost. Përplasja ballore me veturën e Elshanit ishte fatale – ai humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa shoferi tjetër u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.
Zjarrfikësit luftuan për të nxjerrë trupat nga rrënojat, por ndihma për Elshanin ishte e pamundur. Hetuesit rindërtuan skenën e aksidentit, e cila u shtri për kilometra të tëra gjatë natës.
Qyteti i Heinsbergut ka shpallur ditë zie në nderim të Elshanit, ndërsa qytetarët vendosën qirinj, lule dhe simbole ngushëlluese në vendin e aksidentit – një homazh i heshtur për një njeri që la gjurmë të thella në komunitet.
Arsim Elshani ishte i angazhuar edhe në Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, ku kontribuoi për kauza humanitare dhe sociale. Kufoma e tij pritet të rikthehet në Kosovë të premten ose të shtunën, ku do të bëhen homazhet dhe ceremonia e varrimit.
Komuniteti në Prizren dhe diaspora shqiptare në Gjermani janë të tronditur nga kjo humbje e madhe.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren