8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Heqja e logos s’e dëmton Kosovën

Daci-lddKryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ka thënë se Kosova nuk është dëmtuar me heqjen e logos nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
“Teorikisht po them se nuk është dashur të hiqet, por praktikisht duhet mbështetur. E kam mbështetur procesin në Bruksel. E mbështes edhe zbatimin e marrëveshjeve. Në kuadër të kësaj është edhe mbajtja e zgjedhjeve. Shtetin e dëmtojnë shtetasit e vet me mosdalje në zgjedhje. Po ashtu, shtetin e dëmtojnë ata që e lëndojnë procesin zgjedhor me vjedhjen e votës së lirë. Shteti nuk dëmtohet kurrë në qoftë se ndiqen rregullat ndërkombëtare, kushtetutshmëria dhe ligjet. Ekspertët që e kanë shkruar dhe e interpretojnë kushtetutën po thonë se nuk ka shkelje të Kushtetutës me heqjen e logos. Shtetet më të mëdha perëndimore thonë se në fletëvotimet e tyre nuk ka elemente të atilla. Ne synojmë të integrohemi në BE, prandaj rreziku më i madh për këto zgjedhje është në fushatë”, ka thënë Daci, duke shtuar se në fund të këtij procesi Kosova do të fitojë. “Është një realitet, i cili në instancën e fundit i ndihmon qytetarët e Kosovës dhe e ndihmon shtrirjen e shtetit dhe të pushtetit në tërë territorin”, ka deklaruar Daci në intervistën për “Epokën e re”.

Pavarësisht heqjes së logos, Daci nuk është optimist se serbët do të dalin në zgjedhje. “Nuk ma merr mendja. Por, nëse do të ndodhë kjo, atëherë do të jetë një përqindje shumë e vogël”, ka theksuar Daci. Mirëpo, sipas Dacit, rreziku më i madh është te mosdalja e përgjithshme e qytetarëve në zgjedhje, për shkak të humbjes së besimit në qeverisje. “E kemi këtë gjendje të keqe sepse, siç duket, të gjithë ne kemi punuar keq në Kosovë. Të gjitha mandatet kanë punuar keq dhe populli është bindur se ne nuk po punojmë për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, por po punojmë për grupe mafioze dhe klane. Prandaj qytetarët nuk kanë motiv të dalin në zgjedhje”, ka thënë Daci.

Më Shumë

Derbi i takon Ballkanit

Kampioni në fuqi, Ballkani e ka fituar derbin e qytetit dhe atë të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Suharekës. Ndeshja...

Ekrem Kastrati priti kryetarin e Komunës së Orhangasit Bekir Aydin

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti sot një delegacion nga Komuna e Orhangasit të Turqisë, të udhëhequr nga kryetari Bekir Aydin. Ky takim,...

Njeriu i Harruar

Lajmet e Fundit