2.7 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Hetues i Policisë, hetohet për falsifikim

Policia e KosovesPolicia e Kosovës po heton për mashtrim një zyrtar të vet. Hetuesi i krimeve ekonomike, Nexhat Pireva, jo vetëm që është pranuar kundërligjshëm në Policinë e Kosovës, më 2003, por ndërkohë ka arritur të avancohet deri në pozitën e hetuesit të krimeve në Departamentin e Krimeve Ekonomike.

Ai dyshohet se në Polici është futur edhe nëpërmjet falsifikimit. Emri i babait të tij i shkruar në raportin që Policia dhe UNMIK-ut e kishte bërë më datën 28 maj 2001, dokument ky që e posedon gazeta, ndryshon nga ai që është shkruar në Aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Gjilan, rreth një muaj më vonë, shkruan Koha Ditore.

Nga Avdyl emri është bërë Avdi, përcjell koha.net. Ndërkohë, në Aktakuzën e Prokurorisë së Gjilanit, emri i babait të tij është shënuar Avdullah.

Më Shumë

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Apeli liron 9 të dyshuarit e fundit për manipulim votash në Prizren

Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin nga paraburgimi të nëntë personave të dyshuar në rastin e njohur si “Manipulimi me zgjedhje” në Prizren, duke...

Lajmet e Fundit