7 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Holanda: S’ka liberalizim vizash pa sundim të ligjit

VizatDeputetë, diplomatë e gazetarë holandezë paralajmërojmë me ngulm se kosovarët do të vazhdojnë të mbesin qytetarët më të izoluar në Evropë derisa nuk do të ketë sundim absolut të rendit dhe ligjit në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore .

Ata vlerësojnë se qëndrimi i 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të ndryshojë vetëm pasi raportet ta dëshmojnë se institucionet e Kosovës po shënojnë përmirësime të theksuara në sistemin e drejtësisë.

“Absolutisht, sundimi i rendit është sfida më e madhe”, ka deklaruar Hagar Ligtvoet, këshilltare për koordinim të politikave në Departamentin e Integrimeve Evropianë në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Holandës.

Më Shumë

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Lajmet e Fundit