11.8 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Homazhe dhe koncerte për festë të Pavarësisë

prekaziShtatë vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të nis me homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe tek varri i komandantit Adem Jashari, për të vazhduar me mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës.

Në mbrëmje është paraparë pritja e presidentes Jahjaga për diplomatët dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe krejt në fund agjenda përmbyllet me koncertin festiv të Filarmonisë së Kosovës, nga ora 18:30.

Agjenda e plotë e aktiviteteve për shënimin e 7-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës:

09.00: Homazhe para varrit të presidentit Rugova;

10.00: Homazhe para varrit të komandantit Adem Jashari;

11.30: Mbledhja solemne e Kuvendit Komunal të Prishtinë;

12.00: Ansambli “Shota” defile në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nene Tereza” dhe “Dr. Ibrahim Rugova”

12.30: Ndarja e çmimeve vjetore për letërsi (Ministria e Kulturës);

13.00: Vizitë në Muzeun e Pavarësisë;

15.00: Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

17.30: Pritje për korin diplomatik dhe përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës (Kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga, ne: hotelin “Emerald);

18.30: Koncert festiv i Filarmonisë se Kosovës.

Më Shumë

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje

Ka dështuar përfundimisht zgjedhja e presidentit të ri brenda afatit kushtetues. Me dështimin e procesit në Kuvend, aktivizohet pasoja e paraparë me Kushtetutë dhe e...

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Lajmet e Fundit