1.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Homazhe për mjeshtrin e shquar të violinës, Ibrahim Madhi

80180Familjarë, të afërm, miq, personalitete të kulturës e politikës i kanë dhënë lamtumirën Artistit të Popullit, violinistit Ibrahim Madhi. Homazhet u zhvilluan tek Akademia e Arteve.

Basha
“Përtej fjalëve që mund të thotë gjithkush prej nesh për humbjen, kjo shfaqet sot dhe në radhët që janë sot këtu për ti dhënë lamtumirën artistit të madh, reflektohet qartë dëshpërimi që ata ndajnë për këtë humbje të madhe në fushën e artit. Unë në emrin tim e Bashkisë së Tiranës përulem para veprës së këtij njeriu të palodhur që u bë simbol i integritetit frymëzimit për artin për brezat e ardhshëm. I lutemi Zotit të prehet në paqe!”.

Meta:
“Ne duhet të bëjmë akoma më shumë për këto figura sepse nuk janë të zakonshme, ne e dimë shumë mirë që arti nuk cmim dhe vlerë. Artistët janë të jashtëzakonshëm”.

“Telat i u bënë rrugë ku rrëshqisnin virtuozisht si rrallë kush, gishtërinjtë e tij, veprat e autorët më përfaqësues të trashëgimisë së vyer botërore e asaj shqiptare, tastiera hapësirë ku këndoi ëmbëlsisht shpirti i tij i butë e fisnik, harku i u bë një hark triumfi ku kalonin sukseset e tij, violina njëdimension admirimi të madh i publikut, botës muzikore, e cila do ta ruajë thellë në memorien e kulturës kombëtare kontributin e shquar 50- vjeçar të Mjeshtrit Ibrahim Madhi”, shprehet kompozitori Aleksandër Peçi për violinistin Madhi që u nda nga jeta ditën e djeshme.
HOMAZHE PER NDER TE IBRAHIM MADHIT
“Ne këto raste për çdo njeri që largohet nga jeta themi shprehjen standarte i paharuar qoftë kujtimi, por së pari duhet që media televizive e radiofonike nëpërmjet programeve te saj ti sjelli realisht në ekran per publikun figura të tilla të mëdha. Kjo obligon në mënyrën më urgjente TVSH të bejë dixhitalizimin e gjithë arkivës së Ibrahim Madhit dhe artistëve të tjere duke i mbajtur të gjalla e të paharuara për publikun, dhe pikë reference për profesionistët”, shprehet Peçi.

I njohur si një ndër themeluesit e muzikës shqiptare, Ibrahim Madhi vlerësohet nga kolegët e tij si një figurë me peshë të madhe në jetën muzikore shqiptare. Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, muzikologu Sokol Shupo vlerëson figurën shumëdimensionale të profesor Madhit me një karrierë brilante prej 50 vitesh në fushën e krijimtarisë dhe pedagogjisë.

“Profesor Madhi krijoi një model në interpretim, tingull dhe përkthimin e veprave shqiptare. Ai ishte një nga ata njerëz që ka interpretuar një pjesë të madhe të veprave shqiptare në premiere, ishte një profesor, një pedagog, që ka lënë një trashëgimni të madhe jo vetëm në kuptimin e brezave të studenteve që ka nxjerrë, por edhe në pedagogjinë e instrumentit”, thotë Dekani i Fakultetit të Muzikës, muzikologu Sokol Shupo. Në vlerësimin e profesor Shupos, Ibrahim Madhi ishte një nga njerëzit më të pjekur që ka njohur jo vetëm në aspektin artistik.

Profesor Ibrahim Madhi u nda nga jeta dje, në moshën 69- vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Veprimtaria e tij artistike shënon dhjetëra koncerte të suksesshme, si solist pranë Orkestrës së Radio Tiranës, në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ibrahim Madhi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e pedagogjisë, me formimin e brezave të tërë ndër vite në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit merr vendim që tri hapësira parkingjesh të vihen në shërbim të mërgimtarëve

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se tri hapësira parkingjesh do të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të...

Nis Fest 63 në RTSH, 15 artistë prekin sot skenën magjike

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e natës së parë të FEST 63 në RTSH që do ngjisë në skenë artistë të ndryshëm,...

Lajmet e Fundit