24.5 C
Prizren
E shtunë, 15 Mars, 2025

Hoteleria ka rritje në të hyra, por gastronomët kërkojnë zbritjen e TVSH-së

Sezoni i verës, ardhja e diasporës, ngjarjet të cilat janë mbajtur në kryeqytet, kanë ndryshuar situatën  për të mirë në sektorin e gastronomisë e hotelerisë.

Kjo ka rritur numrin e turistëve rreth  40% më shumë në krahasim me vitet e kaluara. Kështu ka thënë Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit. Por, Sogojeva  kërkon nga qeveria që nga shtatori të zbritet TVSH-ja për gastronomët.

 

Sektori i hotelerisë ka pasur rritje këtë verë. Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit ka thënë se ka rritje të numrit të turistëve këtë vit krahasuar me vitet e tjera. Por që nga shtatori pret nga qeveria që të ulet TVSH-ja për gastronominë, sepse sipas tij, është e lartë në krahasim me vendet e rajonit.

“Në bazë të statistikave të cilat i kemi deri në muajin maj, është  dukshëm më mirë sesa në tre mujorin e vitit të kaluar në të njëjtën periudhë. Ka filluar ta marrë të mbarën, për arsye se kemi diku rreth 40% rritje të turistëve duke iu falënderuar ngjarjeve të fundit siç janë  “Sunny Hill”, “Manifesta 14”,   “DokuFest”  etj., e të cilat vetvetiu e kanë ngritur numrin e turistëve. E rëndësishme është që të zbritet TVSH-ja, sepse asnjë shtet i rajonit nuk e ka TVSH-në e lartë si ne”, është shprehur Sogojeva.

Baki Hoti, kryetar i Unionit të  Turizmit në Kosovë, ka thënë për Radio Kosovën se këtë vit kemi pasur një numër të shtuar të vizitoreve në kryeqytet, ku sipas tij, aktivitetet që janë zhvilluar, kanë qenë ato të cilat i kanë tërhequr vizitorët.

“Kemi pas shtim të aktivitete të cilat janë zhvilluar në kryeqytet dhe komuna të tjera, e kjo ka bërë që të kemi një shtim të vizitorëve në kryeqytet. Nëse bëjmë një krahasim nga viti i kaluar kemi afro 25%  rritje të vizitorëve krahasuar me periudhën e njëjtë nga vitit i kaluar”, ka thënë Hoti.

Ndonëse  ka rritje të vizitorëve të huaj, Hoti thotë se edhe institucionet vendore duhet ta kenë parasysh që të ndajnë buxhete të konsiderueshme me qëllim të mbështetjes të këtij sektori, pasi që është një faktor mjaft i rëndësishëm si për ngritjen e ekonomisë si dhe të punësimit.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në Gjakovë

Bashkimi shënoi fitore ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 61:67 (14:16, 13:17, 19:13, 15:21), në javën e 23-të të ProCredit Superligës, përcjell PrizrenPress. Trey Anderson...

Bashkimi fiton për prestigj – Vëllaznimi, Besëlidhja, Prishtina dhe Ylli në garë për titull

Sonte është zhvilluar xhiroja e gjashtë në Ligën Unike të Meshkujve, ku tashmë janë përcaktuar skuadrat që do të luftojnë për titullin e kampionit. Vëllaznimi...

Lajmet e Fundit