3.4 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Humb jetën një 6 vjeçar në Dragash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Radeshë të komunës së Dragashit, ku një i mitur ka humbur jetën pasi ka rënë në një lumë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, bëjnë të ditur se 6-vjeçari ishte dërguar në spital rreth orës 19:00 dhe i njëjti ishte pa shenja jete.

Me të arritur në spital, stafi shëndetësor kishin ndërmarrë veprimet e menjëhershme për t’i dhënë ndihmë mjekësore të miturit, duke provuar ta reanimojnë, por për fat të keq e gjithë kjo nuk rezultoi me sukses.

Si rrjedhojë, mjeku kujdestar më QKMF konstatoi vdekjen e 6-vjeçarit.

Sinjali mëson se ende nuk dihen rrethanat të cilat bënë që i mituri të bie në lumin e fshatit Radeshë, ngjarje kjo e cila përfundoi tragjikisht

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në një lokal në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në një lokal në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, ekipi i urgjencës ka dalë menjëherë në...

Bashkimi në finale të Superkupës, përballet me Peja 03 të shtunën

KBF Bashkimi ka siguruar finalen e madhe të Superkupës së Femrave 2025 dhe të shtunën do të përballet me KBF Peja 03, në një...

Lajmet e Fundit