14.9 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Hyri me thikë 20 centimetra në qendrën tregtare në Prizren dhe kërkoi nga fëmijët e pronarëve 5 euro

Dje në rrugën “Komuna e Parisit” në Prizren, ka ndodhur një rast grabitjeje në një qendër tregtare. Policia ka dal ne vendin e ngjarjes, ku sipas deklaratës së ankuesit: “deri sa ka qenë në zyre me disa fëmijë (të mitur) të pronarëve të qendrës tregtare aty ka hyrë një person me thikë në dorë i cili u ka kërkuar pesë euro të cilat ia ka dhënë njëri nga fëmijët (15 vjeçar) dhe më pas i njëjti është larguar nga zyra.

Është njoftuar sigurimi i kompanisë të cilët kanë reaguar duke e vënë nën kontroll të dyshuarin dhe kanë arrit qe thikën t’ia largojnë nga dora.

“I dyshuari D.G i lindur në vitin 1979, është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Prizren i cili është i njohur për policinë si person me probleme psikike ku para disa dite ka qenë në mjekim të detyrueshëm ne institutin Forenzikes të Shëndet Metal, por që ka arritur të largohet nga aty”, njofton policia, transmeton Express.

“Në lidhje me ketë rast njësit i hetuesisë dhe krim teknikës kanë gjet dhe sekuestruar thikën (Thikë kuzhine 20 cm ) ne cilësinë e provave material. Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që fillimisht i dyshuari të dërgohet në repartin e psikiatrisë për kontroll ku edhe është dërguar dhe sipas mjekëve i dyshuari është i njohur dhe ka sjellje të pa kontrollueshme”.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuar ndalohet në ndalim policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

Më Shumë

15 vjet nga vdekja e Bekim Fehmiut

Sot janë bërë 15 vjet që nga shuarja e njërave prej figurave më të lartësuara të aktrimit shqiptar, Bekim Fehmiut. Pas vetes Fehmiu la vepra...

KDTP-ja në Mamushë vendos të rikandidojë Abdylhadi Krasniqin për kryetar të komunës

Kuvendi i Degës së Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në Mamushë ka vendosur që kryetari aktual i kësaj komune, Abdylhadi Krasniq, të rikandidojë...

Vdes Bujar Bukoshi

Lajmet e Fundit