6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

I jepet lamtumira e fundit, Hajdin Berishës

I është dhënë lamtumira Hajdin Berishës, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, dega në Malishevë i cili vdiq papritur ditën e djeshme.

Berisha i cili aktualisht ishte drejtor i shëndetësisë në këtë komunë, vdiq siç u tha nga një sulm kardiak.

Veprën e tij, që nga rinia i cili ishte pjesë e lëvizjes për liri, mandej ushtarë i UÇK-së e paslufte i përfshirë në institucione të ndryshme, është vlerësuar lartë nga qindra qytetarë që fillimisht u mblodhën në një mbledhje komemorative.

Ata e vlerësuan lartë kontributin e tij para, gjatë e pasluftës, njofton Klankosova.tv.

Kryetari i veteranëve më Malishevë Metush Kryeziu, tha se Berisha ishte shquar për angazhimin e tij në luftë, e që edhe pse ishte plagosur, kishte rezistuar gjatë gjithë kohës. Ndërsa shtoi se ishte njeri i të gjithëve pasluftës, pavarësisht përkatësisë politike. Sipas tij, Berisha u bë veterani i 118 që vdiq paslufte në komunën e Malishevës.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, tha se Berisha kishe besim se çështja shqiptare nuk mund të zgjidhej ndryshe pa i dal përpara armikut. Andaj, Kastrati tha se ai kishte vlera të larta dhe një njeri shumë solidar, sidomos gjatë periudhës së pandemisë, që si nënkryetar komune e kishte menaxhuar situatën pandemike.

 

Më Shumë

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshuhen për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në pronësi të armëve

Policia e Kosovës ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike...

Lajmet e Fundit