15.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

I mituri sulmohet në mes të rrugës nga një i panjohur në Prizren, policia nis hetimet

Ka përfunduar  nw spital një person i mitur nga fshati Lubizhdë e Prizrenit.

Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak se është sulmuar fizikisht nga një person.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia dhe si rrjedhojë viktima ka dhënë dëshminë e tij në praninë e prindit të tij.

Sipas të miturit, derisa po ecte në rrugën e fshatit, një person i panjohur për të e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar.Rrahjet mes të rinjve në vendin tonë kanë marrë përmasa shqetësuese. Vazhdimisht raportohet për përleshje të dhunshme të cilat shpesh herë kanë përfunduar tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

 

Më Shumë

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Lajmet e Fundit