26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

I prekuri me COVID-19 shkoi në kishë, infektoi rreth 100 persona

Një i infektuar me COVID-19 shkoi në kishë në mesin e qershorit dhe pas tij u infektuan 91 persona, e 53 nga ta ishin pjesëmarrës në meshë

Ngjarja ka ndodhur në shtetin amerikan Ohio, ndërsa zinxhiri i infektimit ka nisur nga 56-vjeçari që mori pjesë në meshë edhe pse ishte pozitiv me COVID-19.

“Është shpërndarë si flakët e zjarrit. Tepër, tepër e frikshme”, ka thënë të martën drejtuesi i shtetit të Ohio-s, Mike de Wine, transmeton CNN.

Për ta ilustruar se si u shpërnda virusi nga ky rast, zyrtarët e këtij shteti publikuan disa grafikone. Virusi preku edhe ata që s’ishin fare në meshë.

De Wine u kërkoi qytetarëve që kryejnë ritet fetare, të vendosin maska. Ai ka thënë se do t’u dërgojë kishave, xhamive dhe sinagogave letra, në të cilat do të ndajë informata të rëndësishme për shëndetin.

56-vjeçari që shkoi i infektuar në kishë, i infektoi 53 persona të tjerë aty. E, pastaj, këta persona infektuan edhe 18 të tjerë. /Express/

Më Shumë

UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/2026

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin zyrtar për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master për vitin...

Malisheva, bashkëfinancuese e edicionit të 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Malishevës është bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren. https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ Përmes kësaj mbështetjeje, Komuna...

Lajmet e Fundit