23.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

I “shpërfillur” nga ushtria ruse, pse ukrainasit po përdorin ende mitralozin 100 vjeçar

The Economist

Forcat ukrainase po luftojnë kundër pushtuesve rusë duke përdorur disa lloj mitralozësh që kanë hyrë në shërbim në kohën kur Ukraina ishte pjesë e perandorisë ruse. Ky model, ka një mekanizëm me avull peshon 68 kg dhe ka një mburojë përpara tytës për të mbrojtur personin që gjuan.

Ka një sistem dy rrotash që të ndihmon ta lëvizesh nga një vend në vendin tjetër ose që të vendoset në ndonjë makinë. Mediat ruse shpesh tallen me armët që po përdorin dhe thonë se ukrainasit i përdorin ato sepse u mungojnë armët moderne, raporton abcnews.al.

E vërteta në fakt është më komplekse.

Siç tregon edhe vetë emri, Maxim M1910 u prezantua në vitin 1910. Është një version rus i mitralozit të parë vërtetë automatik, i cili u prodhua nga Hiram Maxim, një shpikës amerikano-britanik, në 1883.

Më parë armët Gatling kishin gjashtë tyta dhe mbajtur gishtin në këmbëz lëshonin një sërë plumbash. Falë një mekanzimi me avull e lejon atë të jetë e përdorshme për periudha të gjata. Variantet e armës së Maxim-it rezultuan një mjet vdekjeprurës i masakrës dhe terrorit gjatë lulëzimit të imperializmit të fundit të shekullit të 19-të, duke lejuar forcat e vogla evropiane të vrisnin me mijëra.

Kjo armë vazhdoi të revolucionarizonte luftën midis vetë shteteve evropiane.

Mitralozat moderne sot që kanë të njëjtin municion 7.62 mm si M1910 janë shumë më të lehta dhe më të lëvizshme – PKM-ja aktuale ruse peshon më pak se një të pestën e 68 kg që ka peshuar dikur.

Megjithatë atyre u mungon mekanizimi i avullit. Në vitin 2016, ministri i mbrojtjes i Ukrainës konfirmoi se kishte autorizuar lëshimin e disa M1910 nga stoqet qeveritare (arma Maxim nuk është një çështje standarde, por e disponueshme kur kërkohet, siç kanë bërë disa njësi të mbrojtjes territoriale).

Një auditim në vitin 2012 tregoi se Ukraina kishte 35,000 armë rezervë, të gjitha të prodhuara midis viteve 1920 dhe 1950. Vetëm një pjesë e vogël e M1910-ve janë vënë në përdorim që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, por ata thuhet se kanë rezultuar efektivë në pozicione fikse mbrojtëse dhe fortifikime, raporton abcnews.al.

Një ushtar ukrainas i intervistuar në vitin 2016 tha se M1910 ishte shumë i saktë në një kilometër, efektiv në tre kilometra dhe ai nuk do ta ndërronte atë me asnjë armë më moderne.

Disa M1910 madje janë modernizuar, me imazhe në mediat sociale që tregojnë mitralozë të vjetër me pamje moderne elektronike që shënjestrojnë “pikat e kuqe”. Arma nuk është zyrtarisht në shërbim me ndonjë ushtri tjetër, megjithëse milicitë separatiste të mbështetura nga Rusia në rajonin e Donbasit gjithashtu i përdorin ato, dhe janë përdorur gjithashtu edhe në zonat e konfliktit nga Siria në Vietnam.

Një element i propagandës ruse mund të jetë i saktë: përpjekja e Ukrainës për të krijuar kopjen e saj të PKM moderne ruse në 2011 nuk rezultoi e suksesshme. Trupat raportuan probleme të mëdha me Mayak KM, siç dihet, pasi ishte e pamundur të synonte objektivat më pak se 400 metra larg për shkak të një pajisjeje që bllokonte pamjen.

Kreu i armatimeve të forcave të armatosura të Ukrainës pranoi në vitin 2016 se kishte ende probleme me armën në fjalë, por po punohej për përmirësimin e saj. Ukraina ka importuar një numër mitralozësh nga vendet e tjera dhe mekanikët ukrainas po marrin armët nga automjetet e shkatërruara ruse për t’i kthyer në armë këmbësorie.

Dhe disa trupa ende përdorin M1910. Mitralozat mbeten një element thelbësor i luftimeve.

Ashtu siç ishte një shekull më parë, M1910 mbetet një armë vdekjeprurëse. /abcnews.al

Më Shumë

Një furrtar lëndon dorën

Një punonjës i një furre buke në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, e ka lënduar dorën të dielën në vendin e punës. Policia njoftoi të hënën se i...

Rudiger nga sezoni tjetër në Real Madrid

Mbrojtësi i Chelseat Antonio Rudiger, nga sezoni i ardhshëm, do ta djersitë fanellën e Real Madridit. Kjo u konfirmua nga gazetari sportiv Fabrizio Romano. Kontrata do...

Balje tregon pse ka vendosur ta votojë Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

“Deputete, të lutem votoni për Trustin”, kjo është arsyeja pse deputetja e Grupit e Kuvendit të Kosovës, Dude Balje ka vendosur të votojë pro...

“Paradoksale”, Totaj thotë se e vizituan 12 ambasadorë, por askush nga Qeveria Kurti

Shumë urime dhe vizita patën pas fitores në Prizren, tha sot kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj. Totaj në Frontal të T7 tha se për...

Mungesë rekorde e punëtorëve në Gjermani, cilat janë profesionet më të kërkuara?

Në Gjermani, situata me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në tremujorin e parë të këtij viti është përkeqësuar më tej, sipas Institutit të...

Zyrtare: City transferon Haalandin

Skuadra e Premier Ligës, Manchester City ka njoftuar edhe zyrtarisht për transferimin e Erling Haalandit. City ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje në parim edhe...

Dita Ndërkombëtare e Familjes shënohet sot

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 15 maj shpalli “ditën ndërkombëtare të familjes”, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe...

Pogba nuk preferon t’i bashkohet Manchester City-t

Paul Pogba preferon të largohej jashtë vendit, para se të qëndronte në Premier League me Manchester City-n kur kontrata e tij me Manchester United...

Thyhet dera e banesës, gjendet i vdekur burri në Prizren

Policia është njoftuar nga qytetarët për një erë që kundërmonte në një objekt banesor në Prizren. Kur në vendin e ngjarjes kanë dale njësitet...

Sot organizohet vizitë në shtëpinë muze të Ukshin Hotit

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe luftëtarit të paepur të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti,...

Kurti nis sot takimet në shtetin e Iowas në SHBA

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po realizojnë një vizitë dyditëshe në shtetin e Iowas në SHBA. Të premten...

Tri orë me Thaçin, tri me Veselin – Totaj tregon se çka i thanë ata për fitoren në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli u ndjenë shumë mirë kur u vizituan nga ai në...

Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut: E kam vërejtur edhe në autobus që qytetarët më shohin si armik

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha se rritja e fundit e pagave është bërë...

Gjobiten katër investitorë të ndërtimeve të larta për mosrespektim të plotë të ligjit të ndërtimit

Gjatë inspektimit të ndërtimeve të larta në qytetin e Malishevës, inspektorati komunal, sot i ka dënuar katër investitorë të këtyre ndërtimeve, për mosrespektim të...

Kush është “terminatori” nga Azovstal, një student historie që humbi një sy dhe një dorë gjatë luftimeve

Ilija Samoilenko, një oficer nga Azov, tërhoqi vëmendjen kur iu drejtua publikut më 8 maj nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal. Ai foli në...

Suharekë: Grushtohet 55 vjeçari

Një ngatërresë mes dy personave ka ndodhur dje në fshatin Studençan të Suharekës,  në orët e mbrëmjes. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk...

Lajmet e Fundit