21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Ibrahimoviqi nuk luan ndaj Kosovës

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Suedisë për ndeshjen ndaj Kosovës.

Në fakt, Ibra nuk do t’i bashkohet Suedisë në grumbullim që nis javën tjetër, pasi do të mbetet në Milano për të vazhduar rehabilitimin.

Përkundër që Ibra ishte përfshirë në listën e përzgjedhësit Janne Andersson për ndeshjet e muajit të ardhshëm, të enjten është marrë vendim që ai mos të jetë pjesë e përfaqësueses suedeze.

Suedia muajin tjetër do të luajë me Kosovën (9 tetor) dhe Greqinë (12 tetor) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit tjetër.

Mediumet italiane kanë raportuar se është vendosur që Ibra të mbetet te Milani dhe të vazhdojë stërvitjet për shkak të problemeve të vazhdueshme me lëndimin e këmbës.

Te Milani kanë konstatuar se Ibrahimoviqi nuk është plotësisht i rikuperuar dhe për këtë arsye gjatë pushimit ndërkombëtar do të punojë për ta rikthyer formën, në mënyrë që të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli për duelet në Serie A.

Sulmuesi 39-vjeçar, këtë sezon e ka vetëm një paraqitje dhe një gol për Milanin.

Më Shumë

Vedat Muriqi viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Vedat Muriqi e ka vizituar klubin e tij të parë, FC Liria. Kjo u bë e ditur përmes njëpostimi në Facebook nga ekipi prizrenas. Sulmuesi i...

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale...

Lajmet e Fundit