14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

“Idealisti” tema e Festivalit të Stripit dhe Karikaturës në Prizren

Nga data 17 e deri më 20 tetor 2019 –të , në Prizren ,do të mbahet festivali I 16 –të Ndërkombëtar i Stripit dhe Karikaturës .

Shoqata e strip artistëve Kosovar“XhennetComics”është organizatore e festivalit ,të cilën i ka bërë të gjitha përgaditjet me kohë .

Në këtë festival do të mbahen edhe disa debate që ndërlidhen me stripin dhe karikaturën dhe i paraprijnë festivalit.Se festivali ka bërë jehonë gjithandej botës e tregon më së miri edhe numri prej 410 artistëve që kanë konkuruar, nga 57 shteteve të botës me 2227 punime ,ndërsa prej tyre janë përzgjedhë 14 artistë për tu prezantuar në festival.

Gjithashtu janë 20 artistë , mysafirë nga tetë shtet të botës (Angli,Turqi,Qipro, Maqedoni, Mali i zi, Sërbi,Shqipëri dhe Bulgari),të cilën kryesishtë miren me strip dhe karikaturë.Tema e edicionit të XVI-të të festivalit të stripit dhe karikaturës është “Idealisti”.

Vlenë të ceket se si mysafir special në këtë festival do të jetë artisti nga Anglia David Lloyd i cili është ilistruesi dhe krijuesi i stript të njohur “V FOR VENDETTA” dhe në seritë si “Hellblazer”, “Alien”, “Global Frekuency “, “War Stories” dhe”Kickback”.

Një nga artistët pjesëmarrës është edhe Strip artisti Bullgar, Peter Stanimirov , i cili është ilustrues i të gjitha kopertinave të librave të shkrimtarit të njohur botëror Stephen King, pos këtyre artistëve prizreni është nikoqir edhe i kryesisë dhe artistëve të Shoqatës të karikaturistëve të Qipros , dhe në kuadër të këtij festivalit do të kët edhe shumë debate për strip e karikaturë.

Debati kryesor do të jetë tema në lidhje me 50 vjetorin e Alan Fordit dhe prezantimi i stript të numrit të parë të “ALAN FORD”-it të botur në gjuhën Shqipe,Paneli do të jetë e prezentuar nga kolekcionisti dhe analisti i njohur Marjan Matic nga Beogradi,Mysafir I rëndësishëm I këtij edicioni është edhe botuesi i stripave FORMA B ,Ilija Mirovic nga Beogradi.

Oragnizatorët u bëjnë ftesë adhuruesve të këtij lloji arti, e me theks të veqantë të rinjëve që t”iu bashkangjiten në hapjen solemne të festivalit , më datën 19 Tetor 2019 më fëllim në ora 19 e 30 në ambientin e Kompleksit “Evropa”,përkatësishtë në Doku Kino.

Image

Më Shumë

Kurti pranon nga Nagavci raportin e teksteve të rishikuara për klasat 1-9

Kryeministri Albin Kurti e konsideron thelbësor rishikimin e teksteve shkollore për cilësinë e arsimit dhe edukimit në Kosovë. Këtë deklaratë ai e ka bërë...

Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. “Ejani dhe...

Lajmet e Fundit