9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Indi: Ish-politikani bashkë me vëllain qëllohen për vdekje live në TV (VIDEO)

Një ish-politikan indian i dënuar për rrëmbim është qëlluar për vdekje drejtpërdrejt në televizion së bashku me vëllain e tij.

Atiq Ahmed, i cili ishte nën shoqërimin e policisë, po fliste me gazetarët kur dy persona e qëlluan me armë njërin në kokë dhe tjetrin në trup.

Kujdes! Pamjet janë të rënda!

 

Pas të shtënave të shtunën mbrëma, tre persona të cilët ishin paraqitur si gazetarë u dorëzuan me shpejtësi dhe u morën në paraburgim.

Djali adoleshent i Ahmedit u qëllua për vdekje nga policia disa ditë më parë.

Ahmed më parë kishte pohuar se kishte një kërcënim për jetën e tij nga policia, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Videoja tregoi Ahmedin dhe vëllain e tij, Ashraf, të dy në pranga, duke folur me gazetarët rrugës për një kontroll mjekësor në një spital disa sekonda para se të qëlloheshin të dy.

Në pamjet, të shpërndara gjerësisht në mediat sociale dhe kanalet televizive, Ahmedi pyetet nëse mori pjesë në funeralin e djalit të tij.

Fjalët e tij të fundit para kamerës janë: “Nuk na morën, prandaj nuk shkuam”.

Tre sulmuesit e dyshuar kishin mbërritur në vend me motoçikleta, tha policia. Në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe një polic dhe një gazetar.

Pas incidentit të së shtunës mbrëma, kryeministri Yogi Adityanath urdhëroi një hetim gjyqësor për vrasjet dhe ndaloi tubimet e mëdha në rrethet e Uttar Pradesh.

Ahmedi, i cili është një ish-deputet, dhe vëllai i tij ishin në paraburgim policor dhe ishin sjellë në Prayagraj në Uttar Pradesh, ku Ahmed po përballej me akuza për vrasje dhe sulm.

Ata të dy ishin arrestuar në prill në lidhje me vrasjen në shkurt të Umesh Pal, një dëshmitar kyç në vrasjen e Raju Pal në 2005, një ligjvënës që i përket Partisë rajonale Bahujan Samaj (BSP).

Ahmed u burgos në vitin 2019 pasi u dënua për rrëmbim.

Djali adoleshent i Atiq Ahmedit, Asad dhe një burrë tjetër, i kërkuar në lidhje me një rast vrasjeje, u vranë nga policia në fillim të kësaj jave në atë që u përshkrua si një shkëmbim zjarri.

Muajin e kaluar Gjykata e Lartë e Indisë refuzoi të dëgjojë kërkesën e Ahmedit, në të cilën ai pretendonte se kishte një kërcënim për jetën e tij nga policia.

Më shumë se 180 njerëz që përballen me akuza të ndryshme janë vrarë nga policia në shtet në gjashtë vitet e fundit.

Aktivistët e të drejtave akuzojnë policinë për kryerjen e vrasjeve ekstra gjyqësore, të cilat qeveria e shtetit i mohon.

Më Shumë

‘O do të flasësh, o do të vdesësh’- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit: Kapiteni dhe nëntogeri më torturonin

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan...

Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sot në 25-vjetorin e masakrës nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël,...

Lajmet e Fundit