1.1 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

“Inflacioni i heshtur” la gjurmë edhe gjatë 2024

Rritje çmimesh në produktet ushqimore u vërejtën qysh në fillim të vitit.

E këtë, vështirë se e përballuan qytetarët e Kosovës.

“Po duhet me këqyrë ku ka më lirë që jam dale me i ble do sene, se vallahin shtrenjtë. Edhe vezët janë shumë shtrenjtë, të gjithë artikujt ushqimorë janë shumë shtrenjtë po çka me ba po duhet diqysh me jetu”, shprehet qytetari Bajram Demaj.

“Për standard tonin me çfarë kushte na jetojmë shembull me page 300-350 euro pagën mujore, normal që janë senet shtrenjtë për neve”, thotë Sabri Krasniqi.

“Dal shpesh, përditë ndryshe ndryshe, ka ndryshime për çdo ditë. Edhe ato dallime po tash nuk kemi fasulen tonë që kemi pasë përpara, se nuk pe mbjell kerkush, se unë isha në Pejë para do ditëve, 10 euro një kg pasul e bleva”, shprehet qytetari Faik Fazliu.

E kjo rritje çmimesh është shkak i gjurmëve që ka lënë inflacioni gjatë gjithë këtij viti.

“Ka lënë gjurmë shumë shqetësuese në Kosovë. Sot shumë produkte që mund t’i gjejmë në Kosovë janë shumë më të shtrenjta se sa në vendet evropiane. Kjo është kostoja e eksportit të parasë së gatshme të Kosovës duke importuar mallra dhe shërbime nga vende të ndryshme evropiane dhe më gjerë dhe në këtë drejtim jemi duke importuar inflacion të heshtur që vërtetë po e godit shtresën e ulët të qytetarëve të Kosovës”, shprehet ekonomisti Safet Gërxhaliu.

E pavarësisht se Qeveria ka subvencionuar faturat e energjisë elektrike për familjet e cenueshme dhe ndau nga 100 euro shtesa për pensionistët dhe fëmijët nën moshën 16-vjeçare, ekonomistët vlerësojnë se ndihma e shtetit karshi popullatës mbetet ende e vogël.

“Fatkeqësia më e madhe është që qeveria e Kosovës është duke heshtur dhe duke mos u dalur në ndihmë qytetarëve të vendit për çka edhe iu është vështirësuar jeta dhe mbijetesa e tyre”, thotë për Tëvë 1 Bashkim Mustafa, ekonomist.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni gjatë vitit 2024 ka pasur rritje për 0.4 përqind.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën ”Ibrahim Rugova”. Sipas pamjeve të siguruara nga televizioni plus në aksident janë përfshirë...

Këto janë dy viktimat që mbetën të vdekura nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, njëra ishte eksperte e njohur e ekonomisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare. Top Channel raporton se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija,...

Lajmet e Fundit